Takim me Dr. Trygve Ben Holland më 4 Janar 2017

Takim me Dr. Trygve Ben Holland më 4 Janar 2017

Dje takuam Profesorin Trygve Ben Holland, lektor në Universitetin për Administratën Publike në Bremen, Universitetin e Hamburgut dhe në Arnhem-Nijmegen në Hollandë. Eksperienca e punës e ka lidhur me Shqipërinë në kuadër të projekteve universitare dhe së fundmi, Luarasi ka lidhur një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Kërkimor të Policisë dhe Sigurisë në Bremen, ku Dr. Ben Holland është Drejtor Projekti. 


Urojmë një bashkëpunim gjithnjë e më të frytshëm me Dr.Ben Holland dhe Institutin që ai përfaqëson në fushën e sigurisë, ligjit, antikorrupsionit,etj. Ne tek Luarasi synojmë të rrisim kapacitetet tona në çdo hap!