Takim me gratë që vuajnë dënimin në IEVP “ Ali Demi” , në kuadër të praktikës së lëndës Proçedurë Penale.

Të dashur kolegë dhe studentë,

Sot, studentët e vitit të 3-të të Fakultetit të Drejtësisë së KU Luarasi të shoqëruar nga Rektori Arben Malaj dhe avokati Saimir Vishaj zhvilluan një takim me gratë që vuajnë dënimin në IEVP “ Ali Demi”, në kuadër të praktikës së lëndës Proçedurë Penale.
Gjatë bashkëbisedimit, studentët u njohën nga afër me praktikat ligjore duke shqyrtuar raste konkrete.
Përveç dhuratave me vlerë simbolike, Rektori i Luarasit mori angazhim në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Profesor Arben Malaj theksoi 4 aktivitete konkrete.
1. Asistencë të përhershme nga Klinika ligjore e Luarasit.
2. Organizimin në periudhën Tetor – Nëntor të këtij viti të një konference kombëtare për diskutimin e dënimeve alternative të grave dhe modelet ndërkombëtare më të mira,
3. Caktimi i një date të përvitshme për të organizuar një panair të shitjes së prodhimeve të tyre.
4. Partneritetin e Qendrës Kërkimore Shkencore të Luarasit me këtë institucion për të përfituar duke konkruar në projekte të ndryshme. Si shembull u dha projekti i parë që do të jetë aplikimi për të ndërtuar një çerdhe për fëmijët e vegjël e zonjave në paraburgim.

Falenderojmë Profesorin Arben Malaj dhe Avokatin Saimir Vishaj!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun