Understanding Israel 2016

Understanding Israel 2016

Të dashur studentë,

Është kurorëzuar me sukses sot bashkëpunimi i KU Luarasi me Ambasadën e Izraelit, për konkursin e essesë me temë ” Understanding Israel 2016″.
Ky proçes i iniciuar qysh në përfundim të vitit të kaluar akademik, përmblodhi punimet më të mira kërkimore ne disiplinat e ekonomisë dhe drejtësisë.
Mes esseve konkurente, është vlerësuar me çmimin e parë punimi i studentes Elda Zavalani, të cilës iu dorëzua Çertifikata e fituesit dhe shuma simbolike prej 300 eurosh nga Zëvendës Ambasadori Z. Yuval Fischer, i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij.
Falenderojmë studentët pjesëmarrës, si dhe Ambasadën e Izraelit si një ndër partnerët që promovon vlerat e studentëve tanë.

Zgjidh Luarasin!