Universiteti “Luarasi” zgjedhje e maturantëve, interes i lartë për regjistrimet, Rektori Ruka: Deri në 31 gusht tarifa të reduktuara

Prej datës 29 korrik deri në 3 gusht maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë për degët e preferuara në universitete. Por ndërkohë jo pak prej tyre kanë zgjedhur më herët universitetin “Luarasi” për një rrugëtim akademik të sigurt. Rektori, prof. Dr. Ethem Ruka tregon se pavarësisht situatës së krijuar nga COVID 19, paraqitet një fluks i paparashikueshëm dhe interes i lartë nga ana e maturantëve.

Pararegjistrimet për vitin e parë kanë plotësuar rreth 39% të kuotave të lira në të tri fakultetetet e universitetit “Luarasi”.

 

Programet e studimit në “Luarasi” janë të akredituara maksimalisht, çka e rendit ndër katër IAL-të më të mira në vend, si një opsion i lakmuar për të rinjtë. Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të Luarasit punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit. Ky universitet prej vitesh jep qindra bursa duke ofruar mundësi optimale për të gjithë.

Deri në 31 gusht, maturantët mund të përfitojnë nga oferta akademike me tarifa të reduktuara në universitetin “Luarasi” për vitin akademik 2020-2021. Prof. Dr. Ethem Ruka i bën thirrje të rinjve që ende janë në dilemë, të zgjedhin “Luarasi” për një të ardhme profesionale të sigurtë.

Cilësia e lartë e mësimdhënies, vlera e diplomave në tregun e punës, jeta e gjallë studentore, lidhja e formimit teorik me veprimtarinë e gjallë praktike, janë një ofertë e hapur për maturantët që duan diploma të merituara në fushën e drejtësisë, të ekonomisë dhe në teknologjinë e informacionit e inovacionit.