Viti Akademik 2015-2016

Leksione te Hapura Viti Akademik 2015-2016:

 

1.Më datën 21 Tetor 2015, Kryetarja e Bordit të Besimit, Prof. Nevila Xhindi, në fillim të takimit e vlerësoi si të qenësishme, si oksigjen, këtë marrëdhënie të qëndrueshme të krijuar mes “Luarasit” e stafit akademik, duke shprehur falënderime për pedagogët e shquar që prej vitesh janë pjesë e Universitetit, por edhe atyre të rinj, që të diplomuar në universitete prestigjioze jashtë vendit, janë tashmë pjesë e këtij Universiteti.

2.Më datën 21 Shtatro 2015,  në Hotel Tirana International u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimi e bashkëpunimi me temë “Diplomacia Ekonomike dhe Nxitja e Punësimit”. Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë – Z. Blendi Klosi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes – Z. Arben Ahmetaj, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri – Sh.T.Z. Hellmut Hoffmann, Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri – Sh.T.Z. Dimitar Arnaudov, Kreu i Inspektoriatit të Punës – Z. Dritan Ylli, si përfaqësues të lartë të institucioneve publike e private, në Shqipëri e jashtë vendit.

3.Më datën 20 Nentor  2015, Ekspertët te “Luarasi” për reformën, ja çfarë ndryshon z. Sadushi: Të shmanget politika në emërimin e gjyqtarëve Edhe studentët e Universitetit “Luarasi” e thonë fjalën e tyre lidhur me Reformën në drejtësi. Në kuadër të konsultimeve për ndryshimet kushtetuese, grupi i ekspertëve të huaj dhe vendas u ndal dje në universitetin lider në fushën e Drejtësisë, “Luarasi”. Pedagogë e studentë të këtij universiteti zhvilluan një bashkëbisedim duke shprehur rezervat e mendimin e tyre mbi paketën e ndryshimeve, çka do të reflektohen më vonë në dokumentin final.

4.Më 25 Nëntor 2015 në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvillua takimi me temë “Përfshirja e Qytetarëve dhe Shoqërisë Civile në Procesin e Vendimmarrjes” ku morrën pjesë gjashtë studentë të shkollës sonë në takim me Ambasadorin zviceran në Tiranë Sh.T.Z. Christoph Graf.

5.Më 27 Nëntor 2015  Studentët e universitetit “Luarasi” për dy ditë me radhë ishin të ftuar nderi nga kolegji “Iliria” në Kosovë, në përkujtim të ditëve të falënderimit ndaj SHBA-ve për kontributin e dhënë në formimin e Kosovës shtet. “Luarasi” në Kosovë, për ditët e falënderimit për SHBA. Kreu i Këshillit Studentor të “Luarasit”, Agli Plaku, ftoi miqtë e rinj në një projekt të përbashkët, një konferencë me studentë nga të gjitha trevat shqiptare. Duke e konsideruar kolegjin “Iliria” një institucion mik, Plaku u kërkoi atyre “të kthejnë vizitën”, gjatë vitit të ardhshëm.

6.Më datën 05 Dhjetor 2015, Kreu i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani, ka shpjeguar skemën e re në një leksion tek Universiteti “Luarasi”. Duke e cilësuar një sistem pak të vështirë për t’u implementuar në Shqipëri, Melani e cilësoi skemën e re bonus-malus, ku paguan më shumë ai që ka më tepër risk për të bërë aksident, një lidhje të drejtë.

7.Më datën 07 Dhjetor 2015, “Luarasi” organizoi nje trajnim me tematikë: “Aftësitë intelektuale dhe Suksesi”nje ditor per te rinj te moshes 18-30 vjec, ne bashkepunim me Qendren Didaktike Irisoft,Tirane.

8.Më datën 29 Dhjetor 2015,  ditët e fundvitit përjetohen si festë, ditë bilancesh e reflektimesh, por edhe ditë dhuratash. Bashkë me studentët e pedagogët e Shluj Luarasi, pas ballos festive dedikuar bamirësisë, sot festuam e dhuruam për ca miq të pamundur nga ana shëndetësore, por që i duan festat e dhuratat, ata që prej vitesh jetojnë tek “Shtëpia e Pëllumbave”.

9.Më datë 21 janar 2016, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme organizoi pjesëmarrjen e një grupi studentësh në prezantimin e Artikullit Analitik me temë: “Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë? Tematikat që u trajtuan në këtë prezantim ishin: informacion mbi Procesin e Berlinit, rëndësia e dimensionit ekonomik, axhenda e lidhjeve me Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe projektet adresuar atyre, Procesi i Berlinit në Shqipëri, si dhe institucionalizimi i këtij procesi në Shqipëri dhe fushat e projekteve.

10.Më datë 21 janar 2016,  , Leksion i Hapur me temë:  “Luarasi”, akses në fonde dhe punësim në BE. Dija në “Luarasi” i kapërcen kufijtë. Veç informacioneve të shumta nëpërmjet leksioneve, seminareve, takimeve e orëve të hapura që organizohen vazhdimisht, studentët e Universitetit “Luarasi” kanë mundësi të aksesojnë edhe në burimet financiare të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Të gjitha këto ofrohen në një paketë, në portalin “Inforicchezze”, falë marrëveshjes së nënshkruar dje mes rektores Nevila Xhindi dhe prof. Salvatore D’Alesio, profesor i “Të Drejtës e Financave të Bashkimit Europian dhe Ndërkombëtarizmit të Tregut Unik”, si dhe profesor i “Financës dhe Legjislacionit të BEsë”  në dy universitete italiane.

11.Më datë 3-4 Mars 2016,  Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik”.  Fakulteti i Ekonomisë në Luarasi vjen me konferencën e parë ndërkombëtare shkencore duke trajtuar një nga fenomenet që ka shoqëruar deri më sot e vijon të përcillet ende me shqetësim edhe në botën moderne, informaliteti. Konferenca e një dite më parë, organizuar nga ky universitet në bashkëpunim me atë të Lodz-it në Poloni hodhi dritë mbi çështjen e taksave dhe informalitetit si dhe iu dha përgjigje shumë problematikave që lidhen me to.

12.Më datë 11 Mars 2016, “Luarasi” priti dje në auditoret e tij ambasadorin e Izraelit, Z. Boaz Roadkin, nga ku njoftoi startimin e një konkursi esesh me punimet e studentëve të këtij universiteti në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme e më gjerë.

13.Më datë 24 Mars 2016, Studentët në studion e RTV SCAN për Emisionin “Përballje”. Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi pjesëmarrjen e grupit të studentëve: Alsaed Sinani, Marsid Sedja, Donald Zeqo dhe Gjergji Majko, në Emisionin e RTV SCAN “Përballje” me temë “Futbolli – Sport apo Biznes”.

14.Më datë 24 Mars 2016,  Pronësia Intelektuale – Koncepti Juridik dhe Ekonomik‏. Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi leksionin e hapur “Pronësia Intelektuale – Koncepti Juridik dhe Ekonomik, referuar nga ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve të SHLUJ “Luarasi”. Ky leksion i hapur u zhvillua në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale nuk përbën më vetëm një çështje të një vendi, por është pjesë përbërëse dhe e pandarë e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare. Realizimi me efektivitet i kësaj mbrojtje tashmë përbën një shqetësim mbarëbotëror, për arsye të mundësive të mëdha që ekzistojnë për realizimin e shkeljeve si rrjedhojë e zhvillimeve globale, përfshirë ato teknologjike.

15.Më datë  31 Mars 2016 në Studion e RTV SCAN për Emisionin “Përballje” , Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi pjesëmarrjen e grupit të studentëve: Donald Zeqo, Gjergji Majko dhe Arlind Pura në Emisionin e RTV SCAN “Përballje” me temë “Pasojat e Ekonomisë sonë dhe Rajonale nga Terrorizmi”.

16.Më datë 08 Prill 2016, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi prezantimin e Forumit Rinor “Albanian Young Leaders Forum (AYLF) – Student Economic Forum (FES)”, me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve të SHLUJ “Luarasi”. Ky prezantim u zhvillua në kuadër të zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimeve rinore ndërstudentore dhe jo vetëm, por edhe në zbatim të Strategjisë së Zyrës së Studentit dhe Këshillimit të Karrierës.

17.Më datë 12 Prill 2016 , Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi prezantimin e Organizatës Rinore “Youth Act Albania” dhe European Youth Card (EYCA) – Karta Rinore Europiane, me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve të SHLUJ “Luarasi”.

18.Më datë 25 prill 2016, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi një grup prej 12 studentësh të SHLUJ “Luarasi” dhe mori pjesë bashkërisht me ata në diskutimin e hapur “HackDay#IntegrimBE”, event i organizuar nga Rrjeti i Informimit i Bashkimit Europian-EU Info Network.  Ky diskutim i hapur u zhvillua në kuadër të plotësimit të prioriteteve të lëna si detyrë nga Bashkimi Europian, për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE.

19.Më datë 04 Maj 2016 Konferenca e VI-të Shkencore Ndërkombëtare “Sistemi i Drejtësisë në Udhëkryqin e Transformimit”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, pedagogë dhe studentë. Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, e vuri theksin te Reforma në Drejtësi, duke u shprehur se duhet të miratohet sa më parë.

20.Më 7 Maj 2015, në Auditorin Luarasi, u zhvillua trajnimi me temë “Brand Yourself” nga Qendra Globe Tik & Language Education me mbështetjen e EIPASS ALBANIA dhe RED BULL.

21.Më datë 10 maj 2016, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi përgatitjen, koordinimin dhe pjesëmarrjen e një grupi prej 4 studentësh të SHLUJ “Luarasi” në prezantimin dhe dorëzimin e Rekomandimeve të HackDay #IntegrimBE, të përzgjedhur gjatë diskutimit të hapur “HackDay#IntegrimBE” më 25 prill 2016, event i organizuar nga Rrjeti i Informimit i Bashkimit Europian-EU Info Network.

22.Më 26 Maj 2016, Luarasi dhuron! Studentë dhe pedagogë të Luarasit u bashkuan me nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar në dhurimin e gjakut. Duke u bashkuar me moton “Të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë, të dhurosh gjak të sigurt është një akt njerëzor dhe privilegj”, Luarasi u bë pjesë e kësaj lëvizje të madhe humane.

23.Më 14 Shtator 2016, tek Luarasi, Z.Gert Dragoshi, Kandidat për doktoraturë në Departamentin e Ekonomisë Botërore dhe Integrimit në Bashkimin Evropian në Universitetin e Lodz në Poloni, përshëndeti shkurt studentët për hyrjen e vitit të ri akademik. Në vijim të dy studentëve të Luarasit që zhvilluan një semestër të plotë akademik nga shkurti – korrik 2016 në Universitetin Lodz të Polonisë, ai theksoi sërish bashkëpunimin e Luarasit me Lodz dhe mundësitë e mëtejshme të shkëmbimit për stafin dhe studentët.

24.Më 29 Shtator 2016/ New opportunities, 29 September 2016. te Luarasi kemi gjithmonë përparësi bashkëpunimin ndërkombëtar! Në kuadër të mundësive të ngritjes së strukturave të reja dhe zhvillimit e përforcimit të njësive ekzistuese, Rektori i Luarasit, Prof. Dr. Arben Malaj priti Dr.Nikolaos Dimitriadis, Drejtor i Zhvillimit në Institutin e Zhvillimit Ekzekutiv (EDI).

25.Më 29 Shtator 2016 takim i suksesshëm nga Prof.Dr.Arben Malaj sot! Rektori i Luarasit priti ZAleksi Aleksishvili, Drejtor Ekzekutiv i ‘Policy and Management Consulting Group’ (PMCG: http://www.pmcg-i.com/contact-us), një kompani shumë e suksesshme në fushën e konsulencës me zyra në Gjeorgji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi rezultoi mjaft efektiv dhe palët menduan për ura të ndryshme bashkëpunimi në formën e programeve të përbashkëta të studimit, projekte të sektorit ndërkombëtar dhe privat.