YDG në mbeshtetje të Kolegjit Universitar Luarasi zhvilloi dhe trajnimin me temë “Fenomeni i Bulizmit“

YDG në mbeshtetje të Kolegjit Universitar Luarasi zhvilloi dhe trajnimin me temë “Fenomeni I Bulizmit “. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentë të fushave të ndryshme, kryesisht të Universitetit Publik, Dega Psikologji, studentë të Shkencave Sociale dhe punonjës social nga institucione të ndryshme .
Trajnimi u fokusua kryesisht tek Fenomeni I Bulizmit dhe efekti I saj në shoqeri, udhëhequr nga lektorja Msc. Majlinda Toma me temën “Pikëpamja psikologjike mbi bulizmin, disa raste praktike të shfaqjes së bulizmit disa raste praktike të shfaqjes së bulizmit” dhe lektorja Msc. Dorentina Hysa, me temën “Histori personale-bullizmi në mjediset shkollore”.
Në fund të ditës së parë të trajnimit , referuar dhe temave që u prezantuan, pjesëmarrësit bashkëbiseduan, bënë pyetje dhe komentuan duke reflektuar nga ana sociale në raport me këtë fenomen.


Trajnimi vazhdon dhe gjatë ditës së sotme ku do të diskutohet më posaçërisht nga ana teknike nga profesoresha e psikologjisë së Universitetit Publik “Luigj Gurakuqi “PhD.Suela Ndoja.