Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Në vazhdën e një tradite të konsoliduar të lektorëve të ftuar tek SHLUJ Luarasi, në “ Luarasi Auditorium”, sot i ftuari i rradhës ishte Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z.Ryan Roberts (https://tirana.usembassy.gov/pao2.html).

Tema e zgjedhur “Zgjedhjet presidenciale në SHBA”, është shumë aktuale, duke konsideruar faktin që diten e martë, 8 nëntor 2016 zhvillohen në SHBA zgjedhjet e 52-ta presidenciale. Një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për amerikanët dhe politikën amarikane, por për mbarë botën. Studentët e Luarasit treguan shumë interes për leksion e zotit Roberts dhe ndërveprimi pyetje-përgjigje ia shtoi vlerën auditorit. Gjatë leksionit u trajtuan çështje lidhur me proçesin zgjedhor në SHBA, organizimi I fushatës zgjedhore, mënyra e zgjedhjes së kandidatit, çështje të votimit, etj.

Në përfundim të këtij Leksioni, Rektori I Luarasit Prof.Dr. Arben Malaj, falenderoi z. Roberts dhe diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit mes Luarasit dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, ndër të cilat:

1. Krijimi i mundësive dhe lidhjeve me profesorët dhe universitetet amerikane për të mbështetur ngritjen e qëndrës kërkimore shkencore“Luarasi”.

2. Ndihmesë në zhvillimin e kurrikulës të lëndës “ Shkrim Akademik” duke përfshirë staf nga programet Fullbright të Ambasadës Amerikane.

3. Përfshirjen e profesorëve amerikanë nga programi Fullbright për bashkëpunime të shkurtra 10 javore me fokus kurse speciale.

4. Mundësi për studentë të “Luarasi” për të marrë pjesë në takimet periodike të ambasadorit me të rinjtë.

5. Pjesëmarrje aktive të stafit dhe studenteve të “Luarasi” në konferencat e organizuara nga projekte të ndryshme të SHBA në fushën e drejtësisë, të drejtat e njeriut, sfidat ekonomike etj

Në filozofinë dhe vizionin e vetë institucionit, Luarasi është promotor i bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera që promovojnë mirëqeverisjen dhe vlerat demokratike.
Në pritje të bashkëpunimeve të tjera! Luarasi, zgjedhja juaj më e mirë!