Ne kuader te nje zhvillimi sa me te qendrueshem te mardhenieve mes Universiteteve te Rajonit, si dhe nje bashkepunimi strategjik me Maqedonine e veriut ne fushen e arsimit, diten e sotme Univesiteti Luarasi ne Bashkepunim me Univesitetin Fon te Maqedonise se Veriut i perfaqesuar nga Z. Sefer Canoski, President i Bordit Akademik, Prof. Ljubomir Frckoski, Dekani Fakultetit te Drejtesise dhe Shkecave Politike dhe Z. Igor Jovanoski Drejtor i Marredhenieve me Jashte, nenshkruan nje memorandum bashkepunimi te shtrire ne disa fusha prioritare.
Me rendesi u theksuan fushat e bashkepunimit te perbashket te tilla si, shkembimi i stafit akademik dhe studentor, projektet e perbashketa rajonale, programet Erasmus + si dhe programe te tjera te Bashkimit Evropian apo te Western Balkans Fund. Me rendesi nga te dy palet u paraqit po ashtu shtrirja e nje bashkepunimi me te ngushte per programet e perbashketa master dhe phd, ne fusha studimi te tilla si, drejtesia, ekonomia, siguria kibernetike si fushe e rendesishme dhe trend ne europe per te cilen ka nje nevoje ne rritje te ekspertizes ne kete fushe, gjeopolitika e ballkanit, programe te tjera per studime te bashkimit evropian, si dhe u konsiderua mundesia per te bashkepunuar ne programe te reja te perbashketa mes dy vendeve.