Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi mes KU Luarasi dhe Dhomës së Ndërmjetësve, në prezencën e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët do të jenë targeti që përfiton më tepër nga ky bashkëpunim.
Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit institucional, dhe lehtësimin e angazhimit të studentëve të KU Luarasi pranë këtij institucioni që mund të gjenerojë eksperiencë te vecantë lidhur me praktikat.
Gjithashtu gjatë ligjëratës para studentëve përfaqësuesja e DHKN Znj.Drita Avdyli, konfimroi se nga ky bashkëpunim tarifa e studentëve të KU Luarasi për të ndjekur kursin e ndërmjetësimit do të jetë e përgjysmuar, dhe se nasistenca e ndërmjetësve për rastet e mundshme të studentëve apo familjarëve të tyre do të ofrohet falas.
Falenderojme Dhomën e Ndërmjetësve për gadishmerinë në konkretizimin e parashikimeve te MoU.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun