NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE DEKAN NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE DEKAN NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutit të Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për Dekan të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Përshkrimi i vendit të punës

Dekani është autoriteti më i lartë akademik i njësisë kryesore dhe përfaqësuesi i saj. Ai koordinon veprimtarinë e njësive bazë dhe organeve kolegjiale të njësisë kryesore dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

 

  • Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike dhe kërkim shkencor;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;

 

 

Kriteret bazë:

 

  1. Të jete personel akademik i kategorisë “Profesor”;
  1. Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese në nivel universitar;
  1. Të ketë të paktën 3 vite përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.
  2. Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.       

 

Dokumentacioni i kerkuar:

 

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

 

Nuk mund të kandidojnë për Dekan kandidatët të cilët:

 

1) Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;

2) Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;

3) Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;

4) Kanë qenë dekan në U “Luarasi” të zgjedhur për dy ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara;

5) Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 22.09.2023 .

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: hr@luarasi-univ.edu.al