Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2022 – 2023”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës si Pedagog i brendshëm në Departamentin e Financë-Bankës të Fakultetit Ekonomik.
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet do të ketë postin e Pedagogut te brendshëm të Departamentit te Financë-Bakës dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Departamentit të Financë-Bankës në Fakultetin Ekonomik.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kriteret bazë:
- Të jetë diplomuar për Financë ose se paku Ekonomik në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaj (BE, OSBE, G20)
- Duhet të paktën të ketë filluar Doktoraturë ose “PhD”.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi” |
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 12.09.2022 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al