Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “DINAMIZMI I REFORMAVE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM EKONOMIK, POLITIK DHE SOCIAL”

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “DINAMIZMI I REFORMAVE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM EKONOMIK, POLITIK DHE SOCIAL”

 

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“DINAMIZMI I REFORMAVE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM EKONOMIK, POLITIK DHE SOCIAL”

Konferenca do të sjellë në tryezën e diskutimeve pedagogë, studiues, ekspertë të fushës së ekonomisë dhe drejtësisë për të diskutuar dinamikat e

zhvillimit të shoqërisë në aspektin ekonomik dhe shoqëror, si dhe problematikat e shfaqura brenda sistemit kanë sjellë si prioritet kyç nevojën për
përshtatje të legjislacionit të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë me pritshmërinë e shoqërisë shqiptare.

Çështjet kryesore të diskutimit:

Fakulteti Ekonomik

Reformat strukturore në ekonominë Shqiptare: Turizmi, Bujqësia,
Agroindustria, Energjitika dhe Burimet Natyrore.
Rritje ekonomike përtej shifrave: Ritmi i rritjes dhe “mos” shpërndarja e
saj në shoqëri. Punësimi, emigracioni dhe mirëqenia.
Roli i Shtetit në rritjen ekonomike. Ekonomia informale dhe sistemi
fiskal.
Politikat monetare si levë e konkurrencës ekonomike të Shqipërisë.

Decentralizimi ekonomik dhe financiar i pushtetit vendor: Problemet
dhe pengesat.
Partneriteti Publik Privat: Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik apo rritje
“artificiale” e Borxhit Publik?
Sistemi Bankar në Shqipëri pas krizës globale financiare. Tendencat e
reja bashkuese. Bursat dhe tregjet financiare vendore përballë integrimit
intensiv të kapitaleve.

Fakulteti i Drejtësisë

Mbrojtja e të dhënave personale, risitë dhe pengesat në kuadër të
zbatimit të Reformës në drejtësi (sistemi i Vettingu-t).
Pronësia intelektuale.
Kodi Penal për të miturit. Risitë dhe zgjidhje për problematikat me
target-grup “të miturit”.
Gjykimet e posaçme në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Çështje të pazgjidhura dhe vakumi ligjor në dispozitat e Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë.
Problematikat e konstatuara deri tani. Sot, 1 vit pas miratimit të
kuadrit ligjor të Reformës në Drejtësi.
Ndikimi i ndryshimeve ligjore të paketës kushtetuese në Ligjin “Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”

luarasi-univ.edu.al/…/Ftese-per-Konferencen-Shkencore-Nderkombetare-24.05.2018-1.pdf

programi i konferences KU Luarasi 24.05.2018