KU Luarasi në shoqërinë e pedagogut Av. Saimir Vishaj kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë

KU Luarasi në shoqërinë e pedagogut Av. Saimir Vishaj kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë

Të nderuar miq,

Sot, studentët e drejtësisë së KU Luarasi në shoqërinë e pedagogut Av. Saimir Vishaj kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë dhe kanë zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z.Ilir Qafa.
Pedagogu Vishaj ka alternuar gjithmonë praktikën me teorinë për zhvillimin sa më të plotë të lëndës Procedurë Penale, duke organizuar vizita të tilla që mundësojnë njohjet konkrete të studentëve me procedurat dhe institucionet që sigurojnë këto procedura dhe garantojnë respektimin e ligjit.

Falenderime dhe suksese!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun