Leksion të hapur rreth ekonomisë së dijes me nxënësit e shkollës “Harry Fultz” në Tiranë

Leksion të hapur rreth ekonomisë së dijes me nxënësit e shkollës “Harry Fultz” në Tiranë

Të dashur kolegë dhe studentë,

Sot, mbajtëm leksion të hapur rreth ekonomisë së dijes me nxënësit e shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Rektori Arben Malaj i shoqëruar nga studentë të Luarasit bashkëbiseduan me nxënësit dhe stafin mësimdhënës të shkollës “ Harry Fultz”.
Gjatë këtij leksioni të përqëndruar në ekonominë e dijes, nxënësit u shfaqën shumë të interesuar dhe nuk nguruan të ngrinin pyetje dhe propozime lidhur me projekte të ndryshme.

Falenderojmë drejtorin e Harry T Fultz, zotin Arjan Kapedani për pritjen!
Ju urojmë suksese nxënësve!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun