“LUARASI”, LEKSION MBI REFORMAT PËR RRITJEN EKONOMIKE Ish-ministri i Financave.

“LUARASI”, LEKSION MBI REFORMAT PËR RRITJEN EKONOMIKE Ish-ministri i Financave.

Malaj: Masa për pensionet, humbjet nga rrjeti energjetik, si dhe politikën e taksave

Rritja ekonomike do të ishte e mundur nëse do të ndërmerren reformat e nevojshme strukturore.

Në kushtet kur nuk mund të vihet dorë mbi politikat monetare dhe ato fiskale, sipas ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, zgjidhja do të ishte reformimi I skemës së pensioneve, lufta ndaj korrupsionit, tregu i punës dhe reduktimi I humbjeve në rrjetin energjetik.  Gjatë një ore leksioni me studentët eUniversitetit “Luarasi”, ish-ministri i Financave Malaj tha se për të garantuar eficiencë qeveria duhet të mirëmenaxhojë këto masa. “Reformat strukturore për të cilat ka nevojë ekonomia shqiptare dhe që konsiderohen pro rritjes ekonomike janë pronësia, shteti ligjor i lidhur me funksionimin e shtetit dhe korrupsionin, tregu i punës, deficiti i skemës së pensioneve, humbjet e sektorit të energjisë. Kur duam të dimë borxhin e përgjithshëm të qeverisë, nuk është vetëm borxhi publik, por edhe borxhi i kompanive dhe menaxhimi I tyre.

Jam plotësisht dakord që të ketë masa për ta mbledhur. Por nëse ka njëkohësisht edhe masa për të mbledhur dhe masa për të rritur çmimin dhe masa penalizuese, të tria bashkë bëjnë dëm. Këshilla ime për qeverinë është që duhet t’i menaxhojë më mirë”, tha Malaj. Në më shumë se një orë diskutim interaktiv me studentët, ku nuk munguan as batutat, Malaj argumentoi edhe debatin mbi nivelin e borxhit. “Niveli i borxhit të shëndoshë në vendin tonë është i variueshëm nga 48% në 54%. Dhe Shqipëria ndodhet përballë faktit, se kur borxhi shkoi 62% e kishte tejkaluar këtë nivel borxhi të shëndetshëm.

Kostoja e parasë. Paraja është mall dhe shqiptarët duhet të binden që ata të bankës, kur shkohet për të aplikuar për kredi dhe e përfitojnë atë me shumë burokraci, duhet të dinë që ata të bankës janë duke shitur, nuk janë duke u bërë nder”, u shpreh ish-ministri i Financave. Ndërsa pyetjes për nivelin e taksimit, Malaj iu përgjigj duke cituar një profesor të Universitetit të Harvardit, që taksa duhet parë nga impakti i saj. Nëse ulja e taksës rrit rritjen ekonomike, ajo është një politikë e mirë, nëse ulja e taksës rrit borxhin public ajo është politikë e keqe. Pjesë e orës së leksionit nuk mund të mos ishte edhe Banka e Shqipërisë. I pyetur nga studentët nëse funksionon kjo strukturë financiare, dhe cili ishte vlerësimi i tij për të, ish-ministri i Financave u përgjigj se pavarësisht skandalit, Banka e Shqipërisë vlerësohet pozitivisht.