Master i Shkencave në "E drejtë Civile dhe Tregtare"
Kohëzgjatja 2 Vite Akademike |
Kredite 120 ECTS |
Përse duhet të regjistroheni në këtë Master?
Zhvillimet e ekonomisë në ditët e sotme evidentojnë nevojën e juristëve të profilizuar në fushën private, të aftë për të përballuar marrëdhëniet shumëfishe në fushën civile dhe tregtare. Njohuritë e avancuara në fushën e të drejtës civile shihen sot si domosdoshmëri për të analizuar në mënyrë të thelluar institute të të drejtës civile shqiptare dhe për të gjykuar në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare dhe zgjidhjet që ajo jep.
Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës civile.
Kujt i drejtohet ky Master?
Ky master u drejtohet kryesisht juristëve të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën e të drejtës civile dhe tregtare, me qëllim punësimin pranë instancave gjyqësore, zyrave avokatore, zyrave noteriale, shoqërive tregtare private, sistemit bankar, administratës publike, etj.
Në këtë master pranohen studentët të diplomuar në shkencat juridike ose ekonomike, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën akademike nëpërmjet thellimit të njohurive në fushën e të drejtës civile dhe tregtare.
Çfarë përmban ky Master?
Ky program është i fokusuar në një studim shkencor dhe të thelluar të fushave më kryesore të së drejtës reale dhe trashëgimore, të drejtës së detyrimeve, asaj tregtare etj.
Masteri i Shkencave në “Të drejtë civile dhe tregtare” është një ndërthurrje e të drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare duke e trajtuar këtë në disiplina si: Njohja, ekzekutimi i vendimeve të huaja dhe përmbarimi gjyqësor, Të drejtat e njeriut dhe jurisprudenca e Strasburgut në fushën civile, etj
Përafrimi i legjislacionit shqiptar me acqius communitaire është një nga risitë që masteri synon të sjellë, duke bërë të mundur që specialistët shqiptarë, të jenë të aftë t’i përgjigjen kërkesave të reja, që anëtarësimi i vendit do të kërkojë.
Master i shkencave/ E drejte Civile dhe Tregtare
Masteri i Shkencave në “Të drejtë civile dhe tregtare” është një ndërthurrje e të drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare. Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës civile. Ky program studimi përfshin:
Nr. | Viti i pare | 60 ECTS | Semestri |
1. | Njohja, Ekzekutimi i Vendimeve të Huaja dhe Përmbarimi Gjyqësor | 6 | I |
2. | Metodat e Kërkimit Shkencor | 8 | I |
3. | Çështje të Drejtësisë Kushtetuese–Zhvillime Bashkëkohore | 6 | I |
4. | Të Drejtat Reale dhe Trashëgimia | 10 | II |
5. | Antropologjia e Ligjit | 6 | I |
6. | E Drejta Detyrimeve-Studime të Thelluara | 8 | II |
7. | Zhvillimet Aktuale në të Drejtën Europiane | 8 | II |
8. | E Drejta Europiane Private | 8 | II |
Nr. | Viti i dytë | 60 ECTS | Semestri |
1. | Të drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e GJEDNJ-së në fushën Civile | 6 | I |
2. | E Drejtë Biznesi | 6 | I |
3. | E drejta e Krahasuar e punës dhe e sigurimeve në komunitetin Europian /E drejta bankare/Sistemet Tatimore | 4 | I |
4. | E Drejtë Falimenti /E Drejtë Gjyqësore | 4 | I |
5. | Përvoja praktike | 10 | II |
6. | Tema e Diplomës | 30 | II |
Master i Shkencave në " E Drejtë Penale"
Kohëzgjatja 2 Vite Akademike |
Kredite 180 ECTS |
Përse duhet të regjistroheni në këtë Master?
Në sistemin e drejtësisë shqiptare funksione të tilla si prokuror, gjyqtar, avokat, jurist në institucione publike të specializuara të luftës kundër krimit, apo dhe pedagog tëi departamentit të të drejtës penale, e kanë të domosdoshme pajisjen me njohuri të thelluara në fushën e të drejtës penale. Njohuritë e avancuara në fushën e të drejtës penale shihen sot si domosdoshmëri për të analizuar në mënyrë të thelluar institute të të drejtës penale shqiptare dhe për të gjykuar në lidhje me praktikën gjyqësore shqiptare dhe zgjidhjet që ajo jep.
Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës penale shqiptare.
Kujt i drejtohet ky Master?
Ky master u drejtohet studentëve të diplomuar në shkencat juridike ose të policimit, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën e të drejtës penale duke i aftësuar për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës penale shqiptare.
Gjithashtu ky Master u drejtohet prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve, juristëve në institucione publike të specializuara të luftës kundër krimit, të cilët kanë një eksperiencë profesionale dhe duan të marrin një specializim të thelluar mbi të Drejtën penale.
Çfarë përmban ky Master?
Masteri është i fokusuar në një trajtim të avancuar të së drejtës penale dhe të shkencave penale, duke trajtuar probleme të rëndësishme si e drejta penale shqiptare dhe këndvështrimi i saj në kuadër të së drejtës penale europiane dhe ndërkombëtare, mbrojtja europiane dhe ndërkombëtare e të drejtave të njeriut në aspektin e luftës kundër veprave të ndryshme penale. Nëpërmjet trajtimit të figurave të ndryshme të krimit, si veprat penale më bashkëkohore, në fushën e shoqërive tregtare, në fushën e kibernetikës, terrorizmit, etj programi synon t’i ofrojë studentëve tërësinë e legjislacionit shqiptar për t’u përballur me këto realitete, tashmë evidente në vendet e BE dhe politikat që duhet të ndërmarrë shteti shqiptar në luftë kundër krimit.
Për të pasuruar kurrikulën me njohuri më specifike, janë parashikuar lëndë me zgjedhje sipas fushave të interesit siç janë: Veprat penale ne fushën e kibernetikës dhe privatësisë, Caktimi i dënimeve dhe dënimet alternative, apo E drejtë penale për të miturit.
Master i shkencave/ E Drejtë Penale
Master i shkencave “E Drejtë Penale” përqendrohet në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me drejtën penale shqiptare në këndvështrimi e kuadrit të së drejtës penale europiane dhe asaj ndërkombëtare. Vend të rëndësishëm ka edhe trajtimi i çështjeve për mbrojtjen të drejtave të njeriut në aspektin e luftës kundër veprave të ndryshme penale. Ky program studimi përfshin:
Nr. | Viti i pare | 60 ECTS | Semestri |
1. | E drejta penale-studime të thelluara | 8 | I |
2. | Çështje të Drejtësisë Kushtetuese – Zhvillime Bashkëkohore | 6 | I |
3. | Metodat e kërkimit në shkencat juridike | 8 | I |
4. | Psikiatri gjyqësore | 6 | I |
5. | Kriminalogji-Penalogji | 8 | I |
6. | Zhvillime aktuale në të Drejtën Europiane | 8 | II |
7. | Kriminalistikë | 10 | II |
8. | E Drejtë Penale Proceduriale e Krahasura | 6 | II |
Nr. | Viti i dytë | 60 ECTS | Semestri |
1. | Të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudenca GJEDNJ-së në Fushën Penale | 6 | I |
2. | E Drejta Ndërkombëtare Penale | 6 | I |
3. | E drejtë penale për të miturit /
Mjekësi ligjore / Veprat Penale në fushën e Ekonomisë |
4 | I |
4. | Veprat penale ne fushën e kibernetikës dhe privatësisë /Caktimi i dënimeve dhe dënimet alternative/ E drejta gjyqësore | 4 | I |
5. | Përvoja Praktike | 10 | II |
6. | Tema e Diplomës | 30 | II |
Master Profesional në "Siguria dhe Rendi Publik"
Kohëzgjatja 1 Vit Akademik |
Kredite 60 ECTS |
Përse duhet të regjistroheni në këtë Master?
Siguria sot është “malli” më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në treg dhe me një “çmim” vazhdimisht në ngritje në bursë, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë botën.
Programi i ri i Studimeve të Ciklit të Dytë “Master Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik” ofron përmirësimin e cilësinë e sigurisë, këtij “malli” shumë të kërkuar në treg duke iu dhënë mundësi punonjësve të strukturave të sigurisë dhe rendit publik, si të sektorit publik, ashtu dhe të atij privat, që të thellojnë njohuritë e tyre, me qëllim formimin e tyre me dije profesionale bashkëkohore për sigurinë si dhe me njohuri të qëndrueshme në fusha të përafërta, duke ndikuar kështu dhe në zhvillimin e kapaciteteve drejtuese të strukturave të tyre.
Me qëllim fillimin e plotësimit të nevojave arsimore profesionale të këtij tregu në rritje punë dhe rritjes se rolit e të perfomancës së Shkollës së Lartë Universitare Private “Luarasi” në tregun arsimor vendor dhe rajonal, propozojmë çeljen e pranë Fakultetit Juridik të Shkollës së Lartë Universitare Privatë “Luarasi” të programit të studimit të ciklit të dytë, në formën e “Masterit Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik”. Programi i Ciklit të Dytë, “Master Profesional për Sigurinë dhe Rendin Publik” shtrihet në një vit mësimor, në dy semestra dhe përmban 60 kredite ECTS. Në të përfshihenlëndë dhe disiplina mësimore, të karakterit të përgjithshëm e të veçantë (të ngushtë) profesional, në përputhje me ligjin e IAL dhe udhëzimeve të MASH.
Kujt i drejtohet ky Master?
Në Shqipëri, Sektori i Sigurisë dhe Rendit Publik sot përfshin një numër prej rreth 31000 punonjësish të sektorit publik e privat. Nga këta rreth 10.000 janë në strukturat e Policisë së Shtetit; 8600 në strukturat e Forcave të Armatosura; 550 në Policinë e Burgjeve; 1150 në strukturat e Policisë Bashkiake; 1500 në Shërbimin Informativ Shtetëror; 450 në strukturat e Hetimit Tatimor; 150 në Shërbimin Doganor; 110 në Strukturën e Kontrollit Rrugor të Automjeteve në Ministrinë e Transporteve si dhe 8500 në strukturat e Policive Private (Shërbimi i Rojeve Civile të Armatosura).
Ndërkohë, në Republikën e Kosovës ky sektor përfshin rreth 20 mijë punonjës. Nga këta rreth 8000 në strukturat e Shërbimit Policor të Kosovës; 1000 në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës; 3000 punonjës aktivë dhe 2000 rezervistë në Forcat e Sigurisë së Kosovës; rreth 5000 në Kompanitë Privatë të Sigurisë Fizike si dhe rreth 800 punonjës në Policitë e Komunave. Ky treg në Kosovë është në zgjerim pasi dhe strukturat e sigurisë atje janë akoma në proces formimi dhe zgjerimi. Ndërkohë, sistemi arsimor publik dhe privat, në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk ofron pothuajse fare programe studimesh të nivelit të dytë “Master Profesional’’ në mbështetje të këtij tregu të madh dhe në zgjerim.
Çfarë pëmban ky Master?
Programi i studimeve “Master Profesional” ka objektiva të qartë formues e profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm dhe me synime ambicioze për realizimin e kualifikimit të nevojshëm, në përputhje me kërkesat e kohës. Ndër to veçojmë: Zhvillimin tek studentët të njohurive e aftësive të gjera e të thelluara profesionale, për vlerësim kritik dhe mendim analitik të pavarur, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale;
Përmirësimin e niveleve të drejtimit e menaxhimit dhe rritjen e kapaciteteve organizative, administrative e operacionale të strukturave dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe realizimin e kompletimin me infrastrukturën e nevojshme ligjore, nënligjore e normative; Hartimin e programeve të zhvillimit sipas standardeve të përafruara me institucionet homologe të vendeve perëndimore; Shpejtimin e ritmeve për kualifikimin e personelit të strukturave të sigurisë për plotësimin e nevojave për ndryshim dhe zhvillimin e kapaciteteve analitike, drejtuese e studimore të tyre. Rritjen e aftësive analitike dhe gjetjen e shkaqeve që shtyjnë personelin e strukturave të sigurisë në cenimin e marrëdhënieve me publikun; adaptimin e praktikave transparente për rekrutimin e personelit në sektorin e sigurisë dhe veprimtari të tjera që lidhen me detyrat. Rritjen e aftësive menaxhuese e drejtuese për shërbimet ekzekutive ndaj kontrollit të territorit si Policisë së Shtetit, shërbimeve të emergjencës, policive bashkiake, sistemit penitenciar, hetimit tatimor e doganor etj., si dhe gjallërimin e mekanizmave monitorues të punës dhe performancës në sektorët e sigurisë. Plotësimin e nevojave që kanë strukturat e sektorit të sigurisë për resurse të afta profesionalisht dhe specialistë me nivel të lartë kulturor, nivel që përputhet me zhvillimin social e ekonomik të vendit, të cilët do të mbështesin zhvillimin më tej të interesave dhe vlerave kombëtare. Realizimin e studimeve bashkëkohore, të cilat krahas vlerësimit të përvojave, marrin në konsideratë kërkesat në rritje të shoqërisë për një profesionalizëm në rritje të sektorit të sigurisë.
Master Profesional/ Siguria dhe Rendi Publik
Programi i studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Siguria dhe Rendi Publik” u drejtohet të gjithë kategorisë së studentëve qëkanëmbaruar një bachelor jo vetëm në Drejtësi dhe ka për qëllim të pajisë të gjithë të diplomuarit me njohuri të thelluara dhe ekspertizë profesionale në fushën e Sigurisë dhe Rendit Publik. Ky program kaq specifik është i vetmi që ofrohet nga institucionet e arsimit të lartë dhe shumë i kërkuar në tregun e punës dhe për këtë arsye të gjithë të diplomuarit janë të punësuar. Ky program studimi përfshin:
Nr. | Viti i parë | 60 ECTS | Semestri |
1. | Metodat e Kërkimit Shkencor | 4 | I |
2. | Policia Gjyqësore si subjekt i procedimit penal. | 4 | I |
3. | Sistemi i Sigurisë Kombëtare | 5 | I |
4. | Sistemet e Sigurisë Ndërkombëtare | 4 | I |
5. | Policimi dhe Çështjet e Sigurisë | 4 | I |
6. | Dinamika dhe kërcënimet e krimit bashkëkohor | 4 | I |
7. | Menaxhimi dhe lidershipi
në strukturat e sigurisë e të rendit |
4 | II |
8. | Policimi dhe inteligjenca | 5 | II |
9. | Institucionet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor | 4 | II |
10. | Kriminologji dhe Viktimologji | 5 | II |
11. | E Drejtë Penale Ndërkombëtare | 4 | II |
12. | Mbikqyrja dhe kontrolli i sektorit të sigurisë | 4 | II |
13. | Praktikë Profesionale | 4 | II |
14. | Provim/Tema e Diplomës | 5 | II |