Memorandum Bashkëpunimi mes KU “Luarasi” dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit

Memorandum Bashkëpunimi mes KU “Luarasi” dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit

Është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi mes KU “Luarasi” dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.

Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit institucional, dhe lehtësimin e angazhimit të studentëve të KU Luarasi pranë këtij institucioni që mund të gjenerojë eksperiencë te vecantë lidhur me praktikat.

Nga ky bashkëpunim KU Luarasi do të ketë disa përfitime konkrete për stafin akademik dhe studentët tanë. Hapi i parë është konsultimi me këtë institucion për kurrikulat e lëndëve në fushën e Kontabilitetit duke filluar nga njohuritë bazike deri tek perfitimi me konkurim i licencave profesionale në fushën e kontabilitetit dhe auditimit të stafeve dhe studenteve të Luarasit .
Pjesë e bashkëpunimit do të jenë organizimi i studimeve dhe trajnimeve, konsultimi deri tek syllabuset për organizimin e kurseve të thelluara për stafet e institucioneve publike dhe kompanive private. Bashkëpunimi synohet të jetë dinamik në përputhje me prioritetet dhe sfidat në fushën e mirë manaxhimit. Mirënjohje Arbeni

Falenderojme zotin Jorgji Bollano për gadishmerinë në konkretizimin e parashikimeve te MoU.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun