Njoftim nga Këshilli Studentor i KU Luarasi

Njoftim nga Këshilli Studentor i KU Luarasi

Të dashur studentë,

Në emër të Zyrës së Studentit dhe Këshillimit të Karrierës, ju falenderojmë për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në aktivitetet akademike dhe kulturore që KU Luarasi organizon dhe është partner.

Këshilli Studentor i KU Luarasi, të zgjedhurit me votën tuaj, pas marrjes së mandatit të cdo senatori, është duke u strukturuar për të qenë më pranë jush nëpërmjet krijimit të komisioneve me objekt dhe kompetenca të ndryshme. Komisionet e parashikuara në Statut e Këshillit Studentor janë:
Komisioni i Ligjit dhe Ceshtjeve sociale
Komisioni i Ekonomisë dhe Statistikes
Komisioni i Kërkimit Shkencor dhe Projekteve
Komisioni i Aktiviteteve
Komisioni i Teknologjisë dhe Databazave
Komisioni i Sporteve
Antarësia në këto komisione lejon përvec antarëve të zgjedhur dhe që do të gëzojnë të drejtën e votës në komision, edhe antarësinë e cdo studenti tjetër qe dëshiron të angazhohet pranë komisionit.

Mbledhjet e Këshillit Studentor janë ciklike dhe të përjavshme, ndaj është e drejta juaj dhe detyrim i përfaqësuesve tuaj t’ju informojnë me planin e punës dhe aktivitetet në zbatim. Po kështu pjesëmarrja juaj në Mbledhjet e Këshillit Studentor si dëgjues është një e drejtë e juaja.

Aktualisht projekte dhe aktivitete të Luarasi dhe Këshillit Studentor janë:
Konkursi për Logon e Institucionit, me afat dt 16 Dhjetor dhe cmim per fituesin 5000 All.

Konkursi per Kartolinën e Urimit të Luarasi, me afat datë 9 Dhjetor, cmimi për fituesin 5000 All.

Aktiviteti i dhurimit të të mirave materiale në ndihmë të fëmijëve në nevojë, organizuar në partneritet me Fundjava Ndryshe. Afat 5- 12 Dhjetor.

Aplikimi për pjesëmarrje në ceremoninë Krishtëindje në Tiranë, datë 17 Dhjetor. 35 studentë të Luarasi janë të ftuar të ndjekin ëive këtë ceremoni.

Organizimi i mbrëmjes së fundvitit, përpilimi i nje propozimi për natyrën e aktivitetit, dhe detaje të organizimi. Afat data 9 Dhjetor.

Organizimi i Mbledhjes së Përgjithshme të Studentëve, në të cilën senatorët e zgjedhur do të prezantohen personalisht para jush, do të prezantojnë Statutin dhe Rregulloren e Këshillit Studentor dhe planin e tyre të punës.

Organizimi i aktiviteteve sportive, dhe klubeve të Sportit.

Për të gjitha këto aktivitete ju lutem kërkoni informacion si të jeni pjesëmarrës nga përfaqësuesit tuaj në Këshillin Studentor.

Për cdo informacion, kërkesë dhe ankesë tuajën, ju lutem ti drejtoheni në menyrë të përshkallëzuar, senatorit tuaj, drejtuesve të Këshillit Studentor, Zyrës së Studentit dhe Këshillimit te Karrierës, dhe instancave të tjera të institucionit. Ne jemi gjithmonë prane jush.

Ju falenderojmë sërish,
Stafi.