Të nderuar maturantë,
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është publikuar Rregullorja e Maturës Shtetërore 2017, miratuar me Urdhërin Nr. 39, datë 31.01.2017 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Në këtë rregullore përcaktohen afatet kohore dhe modalitetet për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z.
Duam të sjellim në vëmendjen tuaj rëndësinë e plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z për kandidatët për student sipas tipologjive të mëposhtëme:
- Plotësimi i formularit A1, nga maturantët e këtij viti shkollor, bëhet në shkollat ku ata kryejnë arsimin e mesëm të lartë, sipas përcaktimeve të neneve 13 dhe 14 të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017.
- Plotësimi i formularit A1Z, sipas përcaktimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore 2017:
- për maturantët e viteve të mëparshme (kandidatët), bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja sipas vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
- për kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, bëhet në shkollat e përcaktuara nga DAR-ZAtë.
Për më shumë informacion rreth afateve dhe procedurave të parashikuara, konsultoni Rregulloren e Maturës Shtetërore 2017 në këtë link:
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2017/rregullore_matura_.pdf
Duke ju uruar suksese, ju kujtojmë se kriteret e pranimit për të ndjekur studimet në KU “Luarasi” për vitin akademik 2017-2018 i gjeni në faqen tonë zyrtare, në linkun e mëposhtëm:
http://www.luarasi-univ.edu.al/pranimet/kriteret-e-pranimit-2017-2018/