NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TË UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TË UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TË UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të nenit 64 të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 40 të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2025 – 2026”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 4 vende të lira pune:

Dy (2) Pedagog të brendshëm në Departamentin e Stomatologjisë, dhe dy (2) Departamentin e Farmacise.

 

Përshkrimi i vendit të punës

Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Farmaci”, në fushën e Farmaceutikës, në Departamentin e Farmacisë gjithashtu në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Stomatologji” në fushën e Stomatologjisë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti “Luarasi”.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si

     dhe të

     mos jetë person nën hetim;

  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret bazë:

Pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë:

  • Të jetë diplomuar per “Farmaci” në Universitetin Mjekësor të Tiranë ose ne një Universitet të huaj (BE,OCDE)
  • Duhet të paktën të zotërojë gradën shkencore  “Doktor i Shkencave” ose Phd.
  • Të ketë të paktën 3 -5 vite përvojë akademike ose profesionale, brënda ose jashtë vendit.
  • Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

 

 

Pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Somatologjisë:

  • Të jetë diplomuar per “Stomatologji” në Universitetin Mjekësor të Tiranë ose ne një Universitet të huaj (BE,OCDE)
  • Duhet të paktën të zotërojë gradën shkencore  “Doktor i Shkencave” ose Phd.
  • Të ketë të paktën 3-5 vite përvojë akademike ose profesionale, brënda ose jashtë vendit.Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  • Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:

Universiteti “Luarasi”, Tiranë.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1

              Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010

              Tiranë, Shqipëri

Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”

 

 

 

 

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 31.05.2026 .

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: hr@luarasi-univ.edu.al