Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi në të dy ciklet: Bachelor dhe Master.
Programet e këtij fakultetit janë nga më të të parapëlqyerat prej gjeneratës së re, sepse teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit kanë ndikuar dhe po ndikojnë fuqimisht në globalizmin e kulturës dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, shërbimet publike, aktivitetet kulturore, veprimtarinë qeversisëse, biznesin, edukimin në distancë, sistemin bankar, aeronautikën, aviacionin, mbrojtjen, shërbimet intelegjente, kërkimin shkencor, rrjetet sociale, postën elektronike, tregëtinë online, telefoninë celulare, teknologjitë audiovizive etj.
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi që u japin mundësinë studenteve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në këto fusha kaq të rëndësishme e të larmishme. Universiteti Luarasi ofron të gjithë infrastrukturën moderne laboratorike si dhe një staf akademik mjaftë të kualifikuar për të marrë përsipër këtë sfidë kaq tërheqëse. Oferta jonë i përgjigjet më së miri kërkesave në rritje të tregut, duke garantuar një shkallë të lartë punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Kujt i drejtohet ky program studimi?
Objektivi kryesor i këtij programi studimi Bachelor në Informatikë Ekonomike është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit, por me një bagazh të konsiderueshëm teknik si informaticien të mirëfilltë, me ekspertizë në administrim biznesi dhe financë bankë, që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Programi ofron njohuri njohuri bazë mbi informatikën dhe ekonominë, të mësojnë si ti ndërthurin këto dy profile nëpërmjet njohurive bazë formuese në fushën e programimit, bazave të të dhënave, rrjetave, algoritmeve apo edhe duke u njohur me konceptet bazë të kontabilitetit, financës, statistikës apo menaxhimit.
Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?
Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e Informatikës Ekonomike me ekspertizë si në Administrimi Biznesi ashtu dhe në Financë Bankë që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe përvojën e eksperiencën shqiptare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe Aplikimet e IT në Ekonomi do ti përshtatet kërkesave gjithnjë e në rritje për resurse profesionale dhe të kualifikuara, duke bërë të mundur krijimin e mundësive për studentët për punësim të përhershëm në tregun vendas dhe atë jashtë vendit mbështetur si në strukturën qeveritare dhe atë private korporative
Çfarë përmban ky program studimi?
Programi studimit Bachelor në “Informatike Ekonomike” synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre teorik krahas atij praktik duke i profilizuar njëkohësisht në dy drejtimet ekonomike Administrim Biznesi dhe Finance Banke si një gërshetim unik midis Teknologjisë së Informacionit të zbatuar në këto dy fusha të Ekonomisë.
Pavarësisht raportit midis lëndëve informatike dhe ekonomike nga eksperienca, nga kontaktet me studentë shohim një interes të madh të studentëve për Informatikën Ekonomike, gjë që vjen nga vet karakteri tërheqës dhe modern i kësaj fushe dhe nga fakti se studentët mendojnë se do të kenë më shumë mundësi për të gjetur një punë pas mbarimit të shkollës.
Bachelor BA/ Informatikë Ekonomike
Ky program studimi synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike. Në përfundim të studimeve të këtij programi, të diplomuarit mund të punësohen në një spektër të gjere profilesh pune, si business and data analist, specialist në fushën e informatikës, në tregun e komunikimeve elektronike, në telekomunikacion e media elektronike, si auditues sistemesh informacioni e kompjuterike, etj. Ky program studimi përfshin:
Nr. | Viti i parë | 60 ECTS |
1 | Mikroekonomi | 5 |
2 | Hyrje ne teknologji informacioni | 4 |
3 | Shkrim akademik dhe metoda kerkimi | 5 |
4 | Algoritmike dhe hyrje ne programim C++ | 6 |
5 | Menaxhim i biznesit | 5 |
6 | Hyrje ne menaxhimin e sistemeve te informacionit | 5 |
7 | Makroekonomi | 5 |
8 | Bazat e kontabilitetit | 5 |
9 | Arkitekture kompjuteri | 6 |
10 | Menaxhimi i inovacioneve | 6 |
11 | Matematike 1 | 4 |
12 | Anglisht 1 | 4 |
Nr. | Viti dytë | 60 ECTS |
1 | Bazat e finances | 5 |
2 | Bazat e statistikes | 4 |
3 | Matematike 2 | 4 |
4 | Bazat e marketingut | 5 |
5 | Strukture te dhenash | 6 |
6 | Programim i orientuar ne objekte – hyrje ne java | 6 |
7 | Drejtim financiar- menaxhim i operacioneve | 5 |
8 | Kontabilitet financiar | 5 |
9 | Ëeb design dhe programim | 6 |
10 | Organizim i sistemeve kompjuterike dhe sistemet e operimit | 5 |
11 | Histori e ekonomise dhe mendimit ekonomik | 5 |
12 | Anglisht biznesi | 4 |
Nr. | Viti tretë | 60 ECTS |
1 | Menaxhim i rrjetave kompjuterike | 6 |
2 | Hyrje ne teorine e bazave te te dhenave | 6 |
3 | Inteligjence biznesi dhe datamining | 6 |
4 | Dizenjim, menaxhim, implementim i sistemeve te teknologjise se informacionit | 6 |
5 | Hyrje ne inxhinieri softëare-ike | 6 |
6 | Statistike e biznesit | 4 |
7 | Tregjet financiare – menaxhim marketingu | 5 |
8 | Hyrje ne menaxhim projektesh | 6 |
9 | Praktike dhe zhvillim karriere | 6 |
10 | Tema diplome / provim i pergjithshem perfundimtar | 9 |
Kujt i drejtohet ky program studimi?
Objektivi kryesor i këtij programi studimi “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit, por me një bagazh të konsiderueshëm, me ekspertizë në inovacion, që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Programi ofron njohuri njohuri bazë mbi informatikën dhe inovacionin, të mësojnë si ti ndërthurin këto dy profile nëpërmjet njohurive bazë formuese në fushën e programimit, bazave të të dhënave, rrjetave, algoritmeve apo edhe duke u njohur me konceptet bazë të tregtisë elektronike apo inovacionit.
Përse duhet të regjistroheni tek ky progam studimi?
Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe përvojën e eksperiencën shqiptare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe Aplikimet e IT në Ekonomi dhe profile të tjera do ti përshtatet kërkesave gjithnjë e në rritje për resurse profesionale dhe të kualifikuara, duke bërë të mundur krijimin e mundësive për studentët për punësim të përhershëm në tregun vendas dhe atë jashtë vendit mbështetur si në strukturën qeveritare dhe atë private korporative.
Çfarë përmban ky program studimi?
Programi studimit “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacion” synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre teorik krahas atij praktik.
Teknologjia e Informacionit dhe Inovacioni është një avantazh për të ardhmen e studentit. Një specialist i mirëfilltë i Teknologjisë së Informacionit ndesh zakonisht vështirësi kur kërkon punë mbasi nuk di t’i përgjigjet kërkesave konkrete të një biznesi nga pikëpamja ekonomike dhe një ekonomist e ka shumë të vështirë t’i përshtatet teknologjive moderne pa të cilat puna në një biznes do të ishte shumë e mangët. Studenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nuk do të jetë në asnjë prej këtyre ekstremiteteve. Ai është i familjarizuar me teknologjinë dhe ka nga ana tjetër nocionet themelore të inovacionit. Këtë gjë e bën të mundur pikërisht programi që u vihet në dispozicion studentëve.
Bachelor BA/ Teknologji Informacioni dhe Inovacioni
Ky program synon jap njohuri bazë në fushën e teknologjise se informacionit dhe inovacionit, duke vënë theksin në formimin e tyre teorik e praktik. Ky program përmbush kërkesat e tregut të sotëm të punes, duke u mundësuar të dilpomuarve të punësohen në administratën publike e private, në korporata bankare, korporatat e telekomunikacionit si dhe në shumë institucione tjera të kësaj natyre brenda dhe jashtë vendit. Ky program studimi përfshin:
Nr. | Viti parë | 60 ECTS |
1 | Mikroekonomi | 5 |
2 | Hyrje ne teknologji informacioni | 4 |
3 | Shkrim akademik dhe metoda kerkimi | 5 |
4 | Algoritmike dhe hyrje ne programim C++ | 6 |
5 | Menaxhim i biznesit | 5 |
6 | Hyrje ne menaxhimin e sistemeve te informacionit | 5 |
7 | Makroekonomi | 5 |
8 | Strategjite e komunikimit per teknologjine e informacionit | 5 |
9 | Arkitekture kompjuteri | 6 |
10 | Menaxhimi i inovacioneve | 6 |
11 | Anglisht 1 | 4 |
12 | Matematike 1 | 4 |
Nr. | Viti dytë | 60 ECTS |
1 | Organizim i sistemeve kompjuterike/sistemet e operimit | 5 |
2 | Bazat e statistikës | 4 |
3 | Matematikë 2 | 4 |
4 | Hyrje në sistemet e informacionit të biznesit | 5 |
5 | Strukturë të dhënash | 6 |
6 | Object-oriented programming hyrje në java | 6 |
7 | Zhvillimi i aplikacioneve-Strategjia dhe qeverisja e sistemeve të informacionit | 5 |
8 | Lidershipi dhe etika në vendimmarrje | 5 |
9 | Web design dhe programming | 6 |
10 | Siguria dhe rreziqet e sistemeve të informacionit | 5 |
11 | Cloud computing – sistemet e-business | 5 |
12 | Anglisht biznesi | 4 |
Nr. | Viti tretë | 60 ECTS |
1 | Menaxhim i rrjetave kompjuterike | 6 |
2 | Hyrje në teorinë e bazave të të dhënave | 6 |
3 | Inteligjence biznesi dhe datamining | 6 |
4 | Dizenjimi dhe inovacioni i biznesit digjital | 6 |
5 | Hyrje në inxhinieri software-ike | 6 |
6 | Statistikë e biznesit | 4 |
7 | Tregtia elektronike dhe sistemet enterprise | 5 |
8 | Hyrje në menaxhim projektesh | 6 |
9 | Praktikë dhe zhvillim karriere | 6 |
10 | Tema diplome | 9 |