Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në ‘The Mazovian State University in Płock’ të Polonisë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.
Universiteti Luarasi hap thirrjen për aplikime në bursat për mobilitete në ‘The Mazovian State University in Płock’ të Polonisë në kuadër të programit Erasmus+. Kjo mundësi u ofrohet studentëve aktualisht të regjstruar në Universitetin Luarasi, në degët e specifikuara me poshtë.
Fushat e studimit:
- Tekonologji Informacioni dhe Inovacioni.
- Shkenca Mjekesore
Lloji i mobilitetit:
Shkëmbim studentësh në kuadrin e programit akademik të studimeve si dhe programin Erasmus+.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor.
Kohëzgjatja e bursave:
Katër muaj.
Për më shumë informacion mbi ‘The Mazovian State University in Płock’ të Polonisë ju lutemi referohuni linkut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
- CV (në gjuhën angleze);
- Mesatare e notave mbi 8;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Niveli i gjuhës angleze duhet të jetë mbi nivelin B1;
- Intervistë në anglisht e cila do të vlerësohet nga Komisioni i Vlerësimit në Universitetin Luarasi;
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
- Listë notash (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze).
Afati i aplikimit: 13.11.2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Universitetin Luarasi, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin erasmus@luarasi-univ.edu.al me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: erasmus@luarasi-univ.edu.al;
Pas përzgjedhjes së kandidatëve procedura vijon me nënshkrimin e Learning Agreement si vijon:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents/applicants/learning-agreement_en;
Çfarë është Learning Agreement?
Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do t’i duhet të zhvillojë në universitetin pritës. Aplikanti duhet të plotësojë vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të marrë në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Luarasi dhe kur është parashikuar të përfundojë periudha e shkëmbimit.
KUJDES: Aplikanti duhet të zgjedhë për të kryer në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryente në semestrin e dytë në fakultetin e origjinës në Universitetin Luarasi, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’i njihen pas përfundimit të studimeve. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që aplikantika të përcaktuara gjatë semestrit të dytë në Fakultetin përkatës në Universitetin Luarasi, atëherë në kthim lind detyrimin të zhvillojë/frekuentojë/validojë në Universitetin Luarasi lëndët që nuk ka mundur t’i zhvillojë me përzgjedhjen që ka bërë në këtë program.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’, në seksionin ‘‘Commitment’’, do të firmoset nga aplikanti e më pas nga koordinatori akademik në nivel Fakulteti, dhe në fund nga Koordinatori Institucional i Programit Erasmus+ për Universitetin Luarasi, Znj. Arsejda Gjyli (arsejda.gjyli@luarasi-univ.edu.al).
Aplikim të mbarë!