Universiteti “Luarasi”, në zbatim të Urdhrit të Drejtorit Ekzekutiv datë 01.7.2021 “ Për punësimin e personelit administrativ me kohë të plote për vitin akademik 2022 – 2023, shpall njoftimin për konkurrim të hapur, për vendin e lirë të punës :
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli administrativ ; Burime Njerezore me kohë të plotë, që do të punësohet do të anagazhohet në:
- Të ketë arsim te larte -niveli pare dhe/ose niveli i dyte – “Ekonomik”ose “Drejtesi”;
- Preferohet të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë pune në fushat përkatese;
- Të jenë njohës i të paktën një gjuhë të huaj;
- Të jenë njohës i programeve kompjuterike paketa office.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në ushtrimin e detyres.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kriteret bazë:
- Të kete arsim te larte -niveli pare dhe/ose niveli i dyte – “Ekonomik”ose “Drejtesi”;
- Preferohet të ktete jo më pak se 3 vite eksperiencë pune në fushat perkatese;
- Të jenë njohës i të paktën një gjuhë të huaj;
- Të jenë njohës i programeve kompjuterike paketa office.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Nuk kualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumente të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentet duhet të dorëzohen përmes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi” |
Afati për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 15.07.2022 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al.
Mob: + 355688030950