NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT, UNIVERSITETI “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT, UNIVERSITETI “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024-2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës në Departamentin “Informatikë Ekonomike”, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

 

Përshkrimi i vendit të punës

 

Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet si Përgjegjës Departamenti Informatikë Ekonomike/ Fakulteti i Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit, ka per detyre të:

– Drejtojë, organizojë dhe të mbikëqyrë veprimtarinë akademike dhe administrative të Departamentit.

– Hartojë dhe zbatojë planet strategjike për zhvillimin e Departamentit.

– Sigurojë cilësi akademike në përputhje me standartet e Institucionit dhe tregut të punës.

– Përmirësojë kurrikulat në përputhje me nevojat e tregut dhe kërkesat akademike.

– Mbështesë stafin akademik në zhvillimin profesional dhe hulumtimin shkencor.

– Kordinojë aktivitet akademike dhe administrative të Fakultetit.

– Përmirësojë proceset administrative.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret bazë:

1. Të jetë diplomuar për Teknologji Informacionit, Informatikë, Shkenca Kompjuterike ose në fusha të ngjashme në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaja (BE, OCDE).

2. Të ketë të paktën titullin Doktor i Shkencave ose Phd .

3. Të ketë përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.

4. Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Dokumentacioni i kërkuar

1- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”

2- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

3- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;

4- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;

5- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.

6- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;

7- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;

8- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:

Universiteti “Luarasi”, Tiranë.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri

Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 07/03/2025.

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: manjola.harshova@luarasi-univ.edu.al ose info@luarasi-univ.edu.al

Mob: + 355688030950