Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi” në Fakultetin e Drejtësisë kërkohen personel akademik efektivë, nga kandidatë të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Departamenti i së Drejtës Publike
- Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Publike.
- Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
- Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Publike;
- Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
- Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Departamenti i së Drejtës Private
- Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Private.
- Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
- Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Private;
- Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
- Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Departamenti i së Drejtës Penale
- Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Penale. Preferohet me njohuri/përvojë universitare në fushën e të Drejtës Penale;
- Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
- Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Penale;
- Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
- Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Aplikantët e interesuar të depozitojnë kërkesën dhe dokumentet përkatëse pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” ose të dërgojnë email në adresën hr@luarasi-univ.edu.al deri në datë 12.09.2022.