Të dashur studentë,
Kolegji Universitar Luarasi në bashkëpunim me Institutin për Politikat Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM) ka nderin t’ju ftojë në një diskutim të hapur që do të mbahet nga Znj. Hye-Seung Lee, Shefe e Drejtorisë së Shërbimeve të Rekrutimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ditën e Hënë më datë 2 Tetor 2017 në ambientet e Universitetit “Luarasi”, ora 9.30 – 11:30.
Diskutimi do të fokusohet në qëllimin dhe funksionimin e OBT-së, mundësitë për bashkëpunim dhe mundësi punësimi në këtë organizatë për specialist të rinj të institucioneve shtetërore dhe private të përfshira në marrëdhëniet tregtare, të rinj potencial, studentë të masterit dhe doktoraturës të fokusuar në fushën ligjore dhe ekonomike të marrëdhënieve tregtare.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun