Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Luarasi, mirëpresin vizitën e studentëve të Këshillit Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka” në Kosovë

Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Luarasi, mirëpresin vizitën e studentëve të Këshillit Studentor të Universitetit “Haxhi Zeka” në Kosovë

Përshendetje të dashur miq dhe studentë,

Me rastin e festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, Kolegji Universitar Luarasi dhe Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar Luarasi, mirëpresin vizitën e studentëve dhe Këshillit Studentor të Universitetit mik në Kosovë “Haxhi Zeka”

 

Në kuadrin e frymës kombëtare dhe njohjes së historisë dhe vlerave të saj, përmirësimin e bashkepunimit të lidershipit të ri dhe standartizimin e strukturave, dhe promovimin e kulturës dhe artit shqiptar, gjatë datës 27 Nëntor 2017 ( pavarësisht se ditë zyrtare pushim) do të organizohen:

 

1. Në orën 11:00 , Leksion i Hapur, me z.Agron Alibali LL.M, për Të Drejtën e Detit dhe duke u ndalur të Marrëveshja për Detin Shqipëri-Greqi. Ky Leksion do të mbahet pranë Sallës Republika. ( Më poshtë short bio e lektorit).

2. Në orën 12:30, Konferencë Studentore Për Cështje të menaxhimit të Strukturave Rinore dhe Lidershipit.

3. Vizitë në Parlamentin e Shqipërisë, në rast se konfirmohet nga ana e institucionit pritës.

4. Ora 16: 00, Ditë Kinemaje, me tematikë promovimin e kinematografisë shqiptare.

Ju mirëpresim dhe ju urojme gezuar festat!

 

Short bio e Lektorit:

Z. Alibali ka lindur në Tiranë dhe e ndan kohën midis Bostonit dhe Shqipërisë. Ai ka studiuar drejtësi në universitetet e Tiranës, Bostonit dhe Harvardit. Ka ndërmarrë studime në fushën e së drejtës ndërkombëtare pubike, së drejtës ndërkombëtare të detit, së drejtës kushtetuese, së drejtës zakonore, të mjedisit etj. Z. Alibali është përqendruar sidomos në kërkime për të drejtën ndërkombëtare të detit, fushë në të cilën ka shkruar artikuj dhe ka dhënë leksione në Europë dhe SHBA. Për këtë temë ai ka qenë studiues edhe me Qendrën Ndërkombëtare Woodrow Wilson të Studiuesve në Washington, D.C. SHBA, dhe Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” në Sofie, Bullgari. Ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, si dhe në institucione të tjera në Shqipëri e SHBA, përfshirë Universitetin e Massachusetts në Boston, dhe firmën e konsulencës juridike dhe të biznesit “Frost & Fire Consulting”, ku vazhdon edhe sot. Eshtë autor i shumë shkrimeve në fushat e së drejtës, përfshirë përmbledhjen publicistike “Europa, Kushtetuta dhe Minoriteti Çam”, Tiranë, 2013, si dhe monografinë “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati”, që fitoi çmimin e librit më të mirë studimor të vitit në Panairin e Librit të Tiranës, 2017.

 

Gepostet von Kolegji Universitar Luarasi am Montag, 27. November 2017