Konferenca Shkencore me temë: “Sfidat e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri” 15-16 Mars 2013

Konferenca Shkencore me temë: “Sfidat e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri” 15-16 Mars 2013

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, organizoi ditën e premte, datë 15 Mars 2013,  në ambientet e Hotel “Bleart“, Durrës Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”,  me temë: “Sfidat e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”.

Kjo ishte Konferenca e Dytë Ndërkombëtare  që u zhvillua nga Fakulteti i Shkencave Politike -Juridike pas Konferencës së Parë në Nëntor të vitit 2011. Aktiviteti shënoi një hap të rëndësishëm në historinë e këtij fakuleti, i cili edhe pse ka pak vite jetë po zhvillohet me hapa galopantë.

Konferenca u konceptua në dy ditë, pra më datë 15 dhe 16 Mars. Më 15 Mars në orën 1700, filloi proçedura e regjistrimit dhe menjëherë më pas hapja zyrtare e Konferencës në të cilën mbajtën fjalën e tyre të ftuarit e nderit. Fjalimin e mirëseardhjes e mbajti Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Prof. Dr. Mit’hat Mema, më pas Dekani i Fakulteti të FSHPJ-së Prof. Dr. Elmas Leci foli mbi rëndësinë e këtyre tematikave dhe në veçanti rëndësinë që paraqet kërkimi shkencor për Universitetin, gjithashtu përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për punimet e tyre në këtë konferencë. Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Dr. Kristaq Traja, Rektor i Universitetit “Luarasi”, si edhe përfaqësuesi i Universitetit të Bolonjës Prof. Ass. Dr. Lorenzo Medici.

Në këtë konferencë u paraqiten rreth 117 punime shkencore të cilat u referuan nga akademikë të universiteteve publike dhe private të vendit, përfaqësues nga institucione të qeverisjes qëndrore dhe vendore etj.

 

http://www.uamd.edu.al/new/?p=2738