“Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi”
Në datën 22 pranë Universitetit Luarasi u zhvillua një leksion i hapur me ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidha Rokana. Z. Ambasador foli për marrëdhëniet dypalëshe të dy shteteve dhe integrimin e Shqipërisë në B.E. Një aspect i rëndësishëm i leksionit ishte dhe prania ekonomike e shtetit grek në Shqipëri. Z. Rokana përmendi disa shifra të cilat reflektojnë pranë e bizneseve greke ne vendin tonë si sektori financiar, i shëndetit, i industrisë së cimentos. Pjesë tjetër e leksionit të hapur ishte krahasimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit me vendet e rajonit. Z. Amabasador përmendi disa fakte historike të cilat tregonin qartësisht që Shqipëria ka bërë hapa përpara, porn ë raport me kohën e nisjes së rrugës së integrimit shteti ynë duhet të ishte më përpara se shtetet e rajonit si Psh. Mali i Zi i cili ka filluar tashmë negociatat me B.E. Një element i rëndësishëm i leksionit të hapur ishin dhe pyetjet e drejtuara nga studentët në lidhje me njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti grek. Z. Ambasador ishte optimist që në një të ardhme të afërt shteti Helen do njohë Kosovën. E rëndësishme për Greqinë është mbështetja reale që ky shtet ofron në Kosovë nëpërmjet përfaqësisë së tij dhe përfshirjen në trupat e KFOR.