Të dashur kolegë dhe studentë,
Sot, mbajtëm leksion të hapur rreth ekonomisë së dijes me nxënësit e shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Rektori Arben Malaj i shoqëruar nga studentë të Luarasit bashkëbiseduan me nxënësit dhe stafin mësimdhënës të shkollës “ Harry Fultz”.
Gjatë këtij leksioni të përqëndruar në ekonominë e dijes, nxënësit u shfaqën shumë të interesuar dhe nuk nguruan të ngrinin pyetje dhe propozime lidhur me projekte të ndryshme.
Falenderojmë drejtorin e Harry T Fultz, zotin Arjan Kapedani për pritjen!
Ju urojmë suksese nxënësve!
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun