Universiteti “Luarasi” vazhdon të ndjekë traditën e zhvillimit të leksioneve të hapura, duke ofruar eksperiencat më të mira për studentët.
Dr. Evarist Beqiri, pedagog pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luarasi”, zhvilloi orë të hapur leksioni në lidhje me figurën e presidentit amerikan, John Kennedy, duke trajtuar aspekte të lidershipit dhe trashëgimisë që ai ka lënë. Leksione të tilla shërbejnë si model për të ndërgjegjësuar studentët mbi disa vlera që i shërbejnë atyre për të ndërtuar institucione demokratike dhe për t’i shërbyer shoqerisë.