Në leksionin e hapur të zhvilluar nga Universiteti “Luarasi” ishte i ftuar edhe Christopher Costa, ish drejtues i lartë i administratës amerikane dhe Drejtor i “National Spy Museum” në SHBA.
Z. Christopher Costa tha se gjyshërit e tij janë shqiptarë dhe u shpreh mirënjohës që ndodhej në Universitetin ‘Luarasi’. Gjithashtu, z.Costa u shpreh ndër të tjera se Shqipëria është partnere e shkëlqyer kundër ekstremizmit dhe është përmirësuar shumë vitet e fundit.