NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE DEKAN NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETI “LUARASI”

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE DEKAN NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETI “LUARASI”

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutit të Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Dekan të Fakultetit Ekonomik.

Përshkrimi i vendit të punës

Dekani është autoriteti më i lartë akademik i njësisë kryesore dhe përfaqësuesi i saj. Ai koordinon veprimtarinë e njësive bazë dhe organeve kolegjiale të njësisë kryesore dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

 

  • Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike dhe kërkim shkencor;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;

 

Kriteret bazë

  1. Të jete personel akademik i kategorisë “Profesor”;
  2. Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese në nivel universitar;
  3. Të ketë të paktën 3 vite përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.
  4. Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.             

 

Dokumentacioni i kerkuar:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Nuk mund të kandidojnë për Dekan kandidatët të cilët:

1) Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;

2) Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;

3) Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;

4) Kanë qenë dekan në U “Luarasi” të zgjedhur për dy ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara;

5) Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 22.09.2023 .

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: hr@luarasi-univ.edu.al