Autoritetet Drejtuese

Prof. Dr. Et’hem Ruka

Rektori i Kolegjit Universitar “Luarasi”

Email: ethem.ruka@luarasi-univ.edu.al

Prof. Dr. Et’hem Ruka ka mbaruar studimet e larta në degën Biologji-Kimi pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mbarim të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit “Pierre et Marie Cyrie” në Paris të cilat i finalizoi me Diplomën Doktor i Ciklit të tretë në biologji.
Gjatë viteve 1983- 1992 ai mbroi një doktoratë të dytë në Tirane, duke fituar titullin Docent, Profesor i Asociuar dhe që prej vitit 1992 mban titullin Profesor në Biologji.

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Dr. Ruka ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit public, nga ku në vitet 1992 -2005 dhe 2009-2013 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Prof.Dr. Ruka ka qenë Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 1997-2001, Minister i pare i Mjedisit në vitet 2001-2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në vitin 2002-2003, dhe sërish Ministër i Mjedisit në vitin 2003-2005.

Ai është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore.

 


 

Prof. Dr. Aleks Luarasi 

Kryetar i Bordit të Administrimit të Kolegjit Universitar “Luarasi”

Email: aleks.luarasi@luarasi-univ.edu.al

Prof. dr. Aleks Luarasi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (1963).

Nga viti 1972 deri në vitin 2002 ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjegjës departamenti dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Ai është autor i tekstit universitar “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri” (2014); autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001), si dhe i një vargu artikujsh e referatesh.

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i K.M. (1991); anëtar i Komisionit Europian për demokraci nëpërmjet ligjit (Komisioni i Venecias), pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998), Zv/Kryetar i Konferencës së Rektorëve të RSH (2008 – 2009); anëtar i Komisionit për vlerësimin e titujve akademikë pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës (2010 – 2013).

Në vitin 2003 themeloi Shkollën e Lartë Universitare “Luarasi”, me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë dhe ka qenë rektor i saj gjatë viteve 2003 – 2011.

 


 

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka

Administrator i Përgjithshëm i Kolegjit Universitar “Luarasi”

Email: elvin.meka@luarasi-univ.edu.al

Prof.Asoc.Dr Meka, ka më shumë se 16 vjet përvojë në banking qendror dhe atë tregtar, tregjet e kapitaleve dhe letrave me vlerë në Shqipëri, si dhe 7 vjet eksperiencë akademike si zv.Dekan & Përgjegjës i Departamentit të Financës dhe Zv.Rektor për Procesin Akademik, në Universitetin Europian të Tiranës (UET). 

Prof.Asoc.Dr. Elvin Meka ka punuar për institucione të ndryshme, si: Banka e Shqipërisë (Departamenti i Emisionit, Divizioni i Operacioneve Monetare), Departamenti i Bursës së Tiranës), Bursa e Tiranës SHA (Drejtor i Përgjithshëm), Shoqata Shqiptare e Bankave (Sekretar i Përgjithshëm) dhe Banka Emporiki – Shqipëri, Credit Agricole Group (Drejtor i Përgjithshëm Financiar – CFO). 

Ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ të Biznesit (në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë & Energjetikës), anëtar i bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA), Kryetar i Komitetit të Auditit të Brendshëm (në Ministrinë e Financave), dhe aktualisht është Kryeredaktor i Revistës “BANKIERI”, publikim i Shoqatës Shqiptare e Bankave (AAB), Kryetar i këshillit mbikëqyrës të AK Invest, si dhe anëtar i Komitetit të Auditimit të Brendshëm të INSIG.

 


 

Prof. Asoc. Dr Anni Dasho Sharko

Zëvëndës Rektor i Kolegjit Universitar “Luarasi”

Email: anni.dasho@luarasi-univ.edu.al

Me përvojë të gjatë menaxheriale rreth 20 vjecare në fushën e Teknologjisë së Informacionit në Sektorin Privat dhe atë Publik si Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Korporatën Elektroenergjitike CEZ Albania, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Financave, Drejtor i Qendrës së Konsulencës dhe Projekteve në fushën e ICT-së në Universitetin Europian të Tiranës “UET IT Solutions”. 

Me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e Projekteve në fushën e IT-së në sektorin Publik dhe atë Privat si Drejtor i Përgjithshëm i Projektit: Implementimi i Sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave, Menaxher i Projekteve kryesore në CEZ Albania ne fushen e ICT-së dhe IT Senior Konsulent nr projekte të ndryshme në fushën e ICT-se brenda dhe jashtë vendit. 
Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie rreth 15 vjecare, Lektore në nivelin Master, Bachelor dhe Doktorature në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, Matematikës dhe Statistikës, Lektore ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik, Departamenti Informatikës së Aplikuar dhe Statistikës, etj.

 


 

Prof. As. Dr Stefan Qirici

Zëvëndës Rektor i Kolegjit Universitar “Luarasi”

Email: stefan.qirici@luarasi-univ.edu.al

Prof. Assoc. Dr. Stefan Qirici  i ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1980. Ai është diplomuar “Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike”. Pas katër viteve pune, si ekonomist në ndëmarrje të ndryshme, në vitin 1984 fillon punën si pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Aktiualisht ai ka eksperiencë punë 34 vjeçare në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Gjatë kësaj periudhe, pas viteve ’90  ka realizuar shumë specializime dhe tranime në fushën e ekonomisë si brenda ashtu edhe jashte vendit. Ne vitin 1996  merr gradën  “Doctor”  i Shkencave Ekonomnike,  ndërsa në vitin 1999  merr titullin Prof.Assoc. Fusha e preferuar e mësimdhënies dhe  kërkimit shkencor është Ekonomiksi, në veçanti në lëndët Mikroekonomi, Makroekonomi dhe Ekonomiksi i Punës.  Prof. Assoc. Dr. Stefan Qirici është autor dhe bashkëautor: i teksteve mësimore për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët e shkollave të larta,  i studimeve ekonomike, i artikujve në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe pjesmarrës në shumë konfernca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë kësaj periudhe ai ka realizuar detyra në nivele të ndryshme drejtimi nw institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit. Në vitet 2006 -2014  ka qënë Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Rektor në  SHLJU “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” në Tiranë; në vitet 2015-2017 ka qënë Dekan i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni.  Aktualisht në KU “Luarasi” është zv/Rektor për anën mësimore, Kryetar i Njësisë së Brendëshme për Sigurimin e Cilësisë, dhe jep mësim në Ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe Ciklin e të dytë të studimeve Master.

 


 

Prof.Asoc.Dr. Rezana Konomi

Dekane për Fakultetin e Drejtësisë

Email: rezana.konomi@luarasi-univ.edu.al

Znj.Rezana Konomi (Perolla) eshte diplomuar shkëlqyer ne vitin 1990 ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Karrieren profesionale e ka nisur si Keshilltare Ligjore prane Zyres se Ndihmes Juridike, Tirane. Ne vitin 1995, pas provimit te kualifikimit fiton titullin Avokate dhe punon si e tille prane Kolegjit te Avokateve Tirane. Qe prej vitit 1995-2000, ka qene anetare e Dhome se Avokatise Tirane. Ka qene lektore ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes, prane Departamentit te se Drejtes Civile nga viti 1993-2000, si dhe ne Fakultetin Ekonomik Tirane. Nga ky vit dhe aktualisht eshte lektore ne disa Universitete jo Publike te Tiranes, Fakulteti Drejtesise.

Nga viti 2000-2009, ka qene Eksperte ne Institucionin e Avokatit te Popullit ne Seksionin e Organeve te Administrates Qendrore dhe Vendore. Ne vitin 2009 me Dekret te Presidentit te Republikes dhe mandatuar nga Kuvendi i Shqiperise ka ushtruar funksionin e Komisioneres ne Autoritetin e Konkurreces si dhe ka qene ZV.Kryetare e ketij Komisioni, funksion te cilin e ka kryer deri ne fund te vitit 2014. Gjate gjithe karrieres profesionale ka zhvilluar trajnime afatshkurtra dhe afatgjata, studime dhe kualifikime te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Ka qene ne disa grupe pune qe kane punuar dhe kane kontribuar ne hartime legjislacioni ne fusha te ndryshme. Eshte autore dhe bashkeautore e disa shkrimeve me karakter studimor dhe shkencor te botuar brenda dhe jashte vendit. Autore e monografise shkencore “Rendi Etnojuridik –nga statutet tek kanunet”, si dhe disa cikle leksionesh. Ka perfunduar studimet master, me pas ato doktorale nderdisiplinore ne fushen e Antropologjise etnojuridike dhe aktualisht eshte Profesore e Associuar. Nga viti 2015 e ne vazhdim eshte Dekane e Fakultetit te Drejtesise KU “Luarasi”.

 


 

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho

Dekan për Fakultetin Ekonomik 

Email: mateo.spaho@luarasi-univ.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho është diplomuar për Ekonomi dhe Financë (Bachelor) në Universitetin e Parmës (Itali). Masteri Shkencor është zhvilluar në po të njëjtin Universitet në Finance & Risk Mangement në vitin 2010. Në këtë periudhë Prof. Spaho ka punuar për Alleanca Assicurazioni në pedispozimin e planeve të investimit për klientët e kësaj kompanie pjesë e grupit Generali. Në vitin 2010 fillon gjithashtu doktotaturen ne Universitetin e Parmës (Itali) e cila mbyllet ne fundin e vitit 2013 me tematike”Politikat ekonomike, financiare dhe Punësimi gjatë krizave ekonomike”.

Prof. Spaho ka punuar në Ministrinë e Financave (Shqiperi) si Këshilltar i Ministrit dhe Përgjegjës i Departamentit te Parashikimeve Makroekonomike dhe Fiskale.

Prof. Spaho ka punuar si pedagog i brendshem ne U.E.T. deri ne fillim te vitit 2016 duke marre gjithashtu titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit Bujqesor te Tiranës. Prej muajit Shkurt 2016 Prof. Spaho u përzgjodh si Përgjegjës i Departamentit të Financë Bankës pranë Kolegjit Universitar Luarasi dhe prej Nëntorit 2017 Dekan i Fakultetit Ekonomik.

 


 

Prof.Asoc.Dr. Indrit Baholli

Administrator i Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin Universitar “Luarasi”

Email: indrit.baholli@luarasi-univ.edu.al

Ai ka një përvojë të gjatë manaxheriale në sektorin publik dhe privat. Prof.Asoc.Dr. Indrit Baholli ndërkohe ka eksperiencë akademike duke punuar në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Ekonomisë, si dhe 6 vite pranë Universitetit Europian të Tiranës si Pergjegjes i Departamentit te Informatikës, Matematikës dhe Statistikës.

Prof.Asoc.Dr. Indrit Baholli ka punuar për institucione të ndryshme, si: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë (Këshilltar Ekonomik i Ministrit të Mbrojtjes), Enti Rregullator i sektorit të Energjisë Elektrike (Drejtor i Departamentit të Tarifave dhe Çmimeve), Korporata Elektroenergjitike Shqipëtare (Drejtor i Departamentit të Financës të Furnizuesit Publik me Shumicë), CEZ Shperndarje (Drejtor i Çështjeve Rregullatore pranë kabinetit).

 


Vasilika Mulla

Administratore  Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar “Luarasi”

Email: vasilika.mulla@luarasi-univ.edu.al