Titulli i pozicionit: Staf akademik i brendshëm në fushën e të Drejtës Publike
Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të KU “Luarasi”, në departamentin “E Drejtë Publike” të Fakultetit te Drejtësisë, kërkohet staf akademik i brendshëm, 1 (një) vend të lirë pune.
Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Publike. Preferohet me njohuri/përvojë pedagogjiko-universitare në fushën e të Drejtës Publike.
Në vijim janë specifikuar edhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati për këtë vend vakant:
- të zotërojë së paku gradën shkencore “Doktor Shkencash” në fushën e të Drejtës Publike;
- të zotërojë diploma/çertifkata të tjera universitare në fushën përkatëse;
- të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Publike
- të përmbushë kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit do të bëhen mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.
CV dhe dokumentacioni shtesë që provon plotësimin e kritereve, të dërgohet deri më datë 15.08.2018 në adresën email: vasilika.mulla@luarasi-univ.edu.al