Dokumentet për regjistrim dhe transferim
KU “Luarasi” në mënyrë periodike angazhohet të informojë dhe mirëpresë studentët e rinj, të interesuar që në fazat më të herëshme të nisjes së procedurave të aplikimit, në varësi të programeve ku ata duan të aplikojnë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim në programet Bachelor:
- Dëftesa e shkollës së Mesme e noterizuar
- Numri i matrikullimit të maturës shtetërore
- Fotokopje e noterizuar e listës së notave
- Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar Luarasi
- Fotokopje e kartës së identitetit ID
- Dy Fotografi 4×5
Dokumentat e nevojshme për regjistrim në programet Master:
- Kopje e noterizuar të diplomave të ciklit të pare që studenti ka fituar;
- Fotokopje e noterizuar e listës së notave të ciklit të pare;
- Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj në një nga qendrat e licensuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
- Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Universitetin “Luarasi”
- Fotokopje e kartës së identitetit (ID)
- 2 fotografi për dokumentet
Si mund të transferohem në Universitetin Luarasi?
- Kërkesa me shkrim për transferimin e studimeve;
- Vërtetim çregjistrimi nga programi i mëparshëm;
- Listë notash me kredite;
- Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;
- Programi i plotë i studimit;
- Kopje kontratës së lidhur në kohën e regjistrimit të studentit në IAL-në përkatëse dhe kopje e dokumentit që vërteton zgjidhjen e kontratës;
- Fotokopje e kartës së identitetit (ID);
- 2 Fotografi për dokumentet