Thirrje për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (Teaching/Training), në IES de Teis, Spanjë.

Thirrje për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (Teaching/Training), në IES de Teis, Spanjë.

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (Teaching/Training), në IES de Teis, Spanjë

 

Universiteti “Lurasi”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me IES de Teis në Spanjë, të ftojë 4 staf akademik për (Teaching/Training) nga Fakulteti Ekonomik/Fakulteti Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit të aplikojnë.

Detaje të mobilitetit / Mobility Details

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë të vitit akademik 2021-2022 me një kohëzgjatje prej 7 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim / Documents required for application

  1. CV në anglisht 
  2. Kopje e Pasaportës 
  3. Letër Motivimi në gjuhën Angleze 
  4. Certifikatë e gjuhës Angleze ( niveli B2) 

5. Plani i mobilitetit për training/teaching. (TA) 

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit “Luarasi” ose mund të dërgohen në adresën e e-mail : erasmus@luarasi-uni.edu.al

 

Afati i fundit për aplikim është data 28 Mars 2022! 

Ju urojmë suksese!