Përshëndetje të dashur miq,
Është mbyllur me sukses sot trainimi me temë ” Menaxhimi i Financave Publike”, i organizuar nga Youth Development Group. Në këtë trainim të mbajtur pranë ambienteve të KU Luarasi, morën pjesë mbi 50 studentë nga universitete të ndryshme shqiptare, publike dhe jopublike.
Të ftuar për të mbajtur leksionet e tyre për temën ishin personalitete të njohur vendas dhe të huaj, profesionistë dhe ekspertë të fushës ekonomike, kushtetuese dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Mes të cilëve, Rektori i KU Luarasi Prof.Dr.Arben Malaj,
Prof. Sierra Whatcher, ish zyrtare e re e Shtepisë së Bardhë të administrats Obama,
PHD.Ledian Dobroniku,
si dhe studiuesit e rinj te marrëdhenieve ndërkombetare pjesë e Korpusit te Paqes, J.Abshire dhe znj. N. Marku
KU Luarasi mbështet iniciativa të tilla që prezantohen denjësisht, dhe kontribojnë në edukimin e të rinjve shqipëtar, si Youth Development Group.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun