THIRRJE ZYRTARE PËR APLIKIME PËR REGJISTRIMIN NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË DOTORATURË”NË “POTENCIALE TE ZHVILLIMIT EKONOMIK KOMBÉTAR”, PRANË FAKULTETIT EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE ZYRTARE PËR APLIKIME PËR REGJISTRIMIN NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË DOTORATURË”NË “POTENCIALE TE ZHVILLIMIT EKONOMIK KOMBÉTAR”, PRANË FAKULTETIT EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE ZYRTARE PËR APLIKIME

Programi i Studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturë)

“Potenciale të Zhvillimit Ekonomik Kombëtar”

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luarasi” shpall thirrjen zyrtare për aplikimet e kandidatëve për regjistrimin në programin e studimeve të ciklit të tretë, “Doktoraturë në Potenciale të Zhvillimit Ekonomik Kombëtar”.

1. Afatet e aplikimit

Aplikimet hapen më datë 20 tetor 2026 dhe mbyllen më datë 5 nëntor 2026. Dosjet e paraqitura pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.

2. Kriteret e pranimit

Për t’u pranuar në programin e doktoraturës, kandidati duhet të plotësojë këto kushte të përgjithshme:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta në një nga fushat: Ekonomi, Matematikë e Aplikuar, Statistikë ose fusha të afërta, në nivelin e ciklit të dytë.
  2. Të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë, Master Shkencor, diplomë të integruar të ciklit të dytë, diplomë katërvjeçare ose diplomë të barasvlershme, të njohur nga organet kompetente.
  3. Mesatarja aritmetike e thjeshtë e diplomës së ciklit të dytë duhet të jetë jo më pak se 8.0 (tetë).
  4. Të paraqesë dëshmi të njohjes së një gjuhe të huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht), në nivelin B2, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  5. Të mos ketë masa disiplinore dhe të mos rezultojë me shkelje të etikës akademike, pronësisë intelektuale dhe rregullave të antiplagjiaturës.
  6. Të paraqesë vetëdeklarim për respektimin e standardeve etike dhe shkencore të programit.

3. Dokumentet që duhet të përmbajë dosja e aplikimit

Çdo kandidat duhet të dorëzojë një dosje të plotë, e cila përfshin:

  1. Kërkesë me shkrim për regjistrim, të shoqëruar me shpjegime mbi motivimin e kandidatit.
  2. Kopje të noterizuara të diplomës Bachelor, diplomës Master dhe çdo diplome tjetër relevante.
  3. Curriculum Vitae (CV), të përditësuar dhe të nënshkruar.
  4. Fotokopje të dokumentit të identitetit.
  5. Dy letra rekomandimi: një nga punëdhënësi ose institucioni ku kandidati ushtron aktivitetin profesional dhe një nga një pedagog/profesor me titullin akademik Profesor ose Profesor i Asociuar.
  6. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj.
  7. Vërtetim nga punëdhënësi për lejen e ndjekjes së studimeve doktorale, kur aplikohet.
  8. Kopje të certifikatave të trajnimeve, konferencave, kualifikimeve profesionale dhe/ose publikimeve shkencore. Për librat apo tekstet e botuara si autor ose bashkautor, duhet të paraqitet kopje e faqes së parë dhe e faqes së përmbajtjes.
  9. Deklaratë vetjake për përballimin financiar të tarifave dhe shpenzimeve të programit.
  10. Vërtetim për statusin e personelit akademik/kërkimor, nëse kandidati e gëzon aktualisht këtë status.
  11. Mandat-pagesë për tarifën e aplikimit në vlerën 3.000 lekë.
  12. Vetëdeklarim për respektimin e standardeve etike, rregullores së programit dhe kërkesave të Universitetit “Luarasi”.

4. Dorëzimi i aplikimeve

Dosjet e aplikimit dorëzohen pranë Zyrës së Doktoraturës të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luarasi”, në format fizik, sipas udhëzimeve të zyrës përgjegjëse.

5. Informacione të mëtejshme

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, kandidatët mund të kontaktojnë Zyrën e Doktoraturës të Fakultetit Ekonomik ose të shkruajnë në adresën e email-it:

zyra.doktoratures@luarasi-univ.edu.al

Fakulteti Ekonomik
Universiteti “Luarasi”