Hapet Thirrja për aplikimi për pjesëmarrje të stafit akademik në Universitetin Luarasi nëpërmjet programit Erasmus + në Mazovian State University në Płock, Poloni. Kjo thirrje vlen për semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023.
Universiteti Luarasi hap thirrjen për aplikime të pedagogëve për pjesëmarrje në programin Erasmus + në Mazovian State University në Płock, Poloni. Kjo mundësi u ofrohet pedagogëve të Universitetit Luarasi, në fushat e studimit si më poshtë.
Fushat e studimit:
- Tekonologji Informacioni dhe Inovacioni;
- Shkenca Mjekesore.
Lloji i mobilitetit:
Mobilitet i stafit në kuadër të programin Erasmus+.
Kohëzgjatja e aktivitetit:
Shtatë ditë duke përfshirë dy ditë udhëtim.
Për më shumë informacion mbi Universitetin Mazovian State University në Płock, Poloni ju lutemi referojuni linkut:
Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për pedagogët:
- CV (në gjuhën angleze);
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Niveli i gjuhës angleze C1;
- Intervistë në anglisht e cila do të vlerësohet nga Komisioni i Vlerësimit në Universitetin Luarasi;
- Grada shkencore e specifikuar.
Afati i aplikimit: 30.11.2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Universitetin Luarasi, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin erasmus@luarasi-univ.edu.al
Për më shumë informacion mbi programet Erasmus+ mund të na kontaktoni në adresën: erasmus@luarasi-univ.edu.al;
Aplikim të mbarë!