Të nderuar miq,
U zhvillua sot Ceremonia Përmbyllëse e eventit ” Java e Artit”, në KU Luarasi.
Rektori i kolegjit Luarasi Prof Dr. Arben Malaj mbajti fjalën e hapjes duke falenderuar organizatorët dhe të pranishmit dhe duke ftuar Profesorin e nderuar Aleks Luarasi, Themelues i Universitetit Luarasi dhe aktualisht Kryetar i Bordit të Administrimit për të përshendetur eventin.
E ftuar e nderit në këtë aktivitet ishte Ministrja e Integrimit Znj. Klajda Gjosha, e cila lançoi dhe çmimet fituese për piktorët më të mirë, përkatësisht Çmimi i parë për Greta Ismaili
dhe Çmimi i dytë Stivi Rrapo.
Gjithashtu u shpërndanë Certifikata për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë si dhe u atribuan
Certifikate Mirënjohje për mbështetjen e aktivitetit JAVA E ARTIT NE KOLEGJIN LUARASI për sipërmarrësit:
- Ermal Babameto
- Enva Duka
- Kristina Neranxi
- Shpresim Bajraktari
Falenderojmë pedagogun e KU Luarasi dhe gazetarin e mirënjohur z.Leonard Boduri për organizimin e këtij eventi, si dhe gjithë pjesëmarrësit.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun