INFO DAY – 1FUTURE Project

INFO DAY – 1FUTURE Project

Ne kuader te projektit 1FUTURE u organizua Info Day me studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe IT-së, ku ata u informuan mbi platformën 1Future, rëndësinë e saj dhe përfitimet që ajo ofron për studentët. Gjatë sesioneve u prezantua funksionaliteti i platformës, duke theksuar rolin e saj në krijimin e lidhjeve ndërmjet studentëve dhe tregut të punës, pasi në platformë do të jenë të pranishme kompani dhe biznese të ndryshme.

Studentët u udhëzuan gjithashtu mbi mënyrën e aksesimit të platformës, krijimin e profileve të tyre dhe përdorimin efektiv të saj, me qëllim përfitimin nga mundësitë për internship, punësim dhe krijim të rrjeteve profesionale.

 

            

#1FUTUREProject #Sustainability #ClimateAction #Platforma1FUTURE