Në kuadër të Javës së Parasë u zhvillua konkursi “Sikur të ishim Bankier?”

Në kuadër të Javës së Parasë u zhvillua konkursi “Sikur të ishim Bankier?”

Përshendetje të dashur miq,

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të Javës së Parasë u zhvillua konkursi “Sikur të ishim Bankier?”. Në këtë event ishin pjesëmarrës tre fakultete të ekonomisë nga universitete të ndryshme, ndër të cilët edhe KU Luarasi që u përfaqësua nga 5 studentë të Fakultetit Ekonomik nën udhëheqjen e Pedagogut Leonard Boduri.

Performanca e shkëlqyer e studentëve tanë u vlersua nga juria dhe solli një cmim për “Folësin më të Mirë” te fituar nga Geraldo Meta.

Studentët tanë, krenaria jonë!

Urime dhe suksese!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun