NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT TË UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN E TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT TË UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

Universiteti “Luarasi”, për nevojat e plotësimit të stafit akademik, njofton hapjen e procedurave të rekrutimit, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni, sipas specifikimeve në vijim:

 

Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie në programet e studimeve të ciklit të parë dhe/ose të dytë, në Departamentin e “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret bazë:

  1. Të jetë diplomuar në fushën e IT, Shkenca Kompjuerike, Informatikë, Inxhinieri Informatike, Cyber, apo të ngjashme me to në Universitete publike/jopublike vendase ose të huaja.
  2. Duhet të zoterojë të paktën diplomë Master Shkencor për mësimdhënie në cikline parë Bachelor
  3. Preferohet të zoteroje graden shkencore titullin “Doktor i Shkencave” për mësimdhënie në cikline dytë Master
  4. Të ketë të paktën 5 vite përvojë akademike ose professional, brenda ose jashtë vendi.
  5. Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  • Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:

Universiteti “Luarasi”, Tiranë.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1

              Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010

              Tiranë, Shqipëri

Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”

 

 Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 15/ 09 / 2026.

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: manjola.hashrova@luarasi-univ.edu.al ose  hr@luarasi-univ.edu.al

Mob:  + 355694080116