Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të nenit 64 të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 40 të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “Për punësimin e personelit akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2026 – 2027”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vende të lira për Pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë, respektivisht,
- Departamentin e së Drejtës Penale;
- Departamentin e së Drejtës Publike dhe
- Departamentin e së Drejtës Private
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie pranë Fakultetit të “Drejtësisë”, në Departamentin e së Drejtës Penale; Departamentin e së Drejtes Publike dhe ne Departamentin e së Drejtës Private.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si
dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kriteret bazë:
Pedagog me kohë të plotë, të kategorisë Profesorë ose Lektor, nga kandidatë të cilët plotesojnë kriteret e mëposhtëme:
- Të zoterojë titullin Akademik “Profesorë”/Profesor i Assocuar” ose të zotërojë gradën “Doktor i Shkencave” në disiplinën e të Drejtës penale; të Drejtes Publike dhe të Drejtes Private.
- Te zotërojë diploma te tjera universitare në disiplinën përkatëse;
- Preferohen kandidatet te cilet kane të paktën 3 vite eksperiencë pune në mësimdhënie.
- Te kenë aktivitet kërkimor-shkencor të dokumentuar, përfshire botime shkencore, pjesmarrje në konferenca, projekte kërkimore dhe aktivitete te tjera akademike relevante.
- Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
|
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 15.06.2026 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al
Mob: + 355694080116