NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës Departamenti “Administrim Biznes”, Fakulteti Ekonomik.

 

Përshkrimi i vendit të punës

Drejton, organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë akademike dhe administrative të Departamentit. Harton dhe zbaton planet strategjike për zhvillimin e Departamentit. Siguron cilësi akademike në përputhje me standartet e Institucionit dhe tregut të punës. Përmirëson kurrikulat në përputhje me nevojat e tregut dhe kërkesat akademike. Mbështet stafin akademik në zhvillimin profesional dhe hulumtimin shkencor. Kordinon aktivitet akademike dhe administrative të Fakultetit. Përmirëson proceset administrative.

 

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

 

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;

 

 

Kriteret bazë:

 

  • Të jetë diplomuar në Fakultet Ekonomie;
  • Të ketë, minimumi, Gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në ekonomi;
  • Të ketë punuar të paktën 3 (tre) vjet si pedagog me kohë të plotë ose të pjesshme në Arsimin e Lartë;
  • Të zotërojë gjuhën Angleze me shkrim dhe të folur.
  • Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”;
  2. Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  3. Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  4. Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  5. Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  6. Fotokopje të kartës së identitetit, ose të pasaportës;
  7. Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  8. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Nuk mund të kandidojnë për Përgjegjes Departamenti, kandidatët, të cilët:

 

  • Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;
  • Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;
  • Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.

 

S’kualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumente të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve është nga deri më datë 31.01.2025.

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresën:

E-mail: hr@luarasi-univ.edu.al