Regjistrimet vazhdojnë! Aplikoni deri në 22 Shtator 2017!

Regjistrimet vazhdojnë! Aplikoni deri në 22 Shtator 2017!

Të nderuar aplikantë për studentë,

Nëse keni humbur mundësinë për të aplikuar në raundin e dytë të aplikimeve në datat e mëparshme dhe dëshironi të vazhdoni studimet në Kolegjin Universitar “Luarasi”, data 22 Shtator 2017 është përcaktuar si data e fundit e aplikimit.

Ju sjellim në vëmendje se nesër mund të aplikojnë kandidatët për studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Aplikimi kryhet në faqen http://matura.akp.gov.al/site/  nga cilido mjedis ku ka akses interneti ose mund të paraqiteni tek Luarasi për t’ju asistuar stafi jonë në procesin e aplikimit.

Kujdes, ju duhet të përzgjidhni Luarasin si preferencën tuaj, ndryshe ju humbisni të drejtën për tu regjistruar në Kolegjin Universitar “Luarasi” për vitin akademik 2017-2018.

Mos hezitoni të na kontaktoni për pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e pranimit në të gjitha programet dhe ciklet e studimit që ofron KU “Luarasi”.

Ju mirëpresim!

Kolegji Universitar “Luarasi”
Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H. 1,
Kodi Postar 1010, Tiranë
www.luarasi-univ.edu.al
Tel.: 0696026900
Email: info@luarasi.univ.edu.al