Aplikoni për Punë
KU “Luarasi” ofron shanse të barabarta punësimi
Ju mund te aplikoni për mundësi punësimi duke dërguar email në adresën: info@luarasi-univ.edu.al me subjekt pozicionin ku ju aspironi. Në email dërgoni bashkangjitur dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- Letër referencë;
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e titujve apo gradave shkencore;
- Kopje e mbrojtjes së një gjuhe të huaj;
Titulli i pozicionit: Staf akademik i brendshëm në fushën e të Drejtës Penale
Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të KU “Luarasi”, në departamentin “E Drejtë Penale” të Fakultetit te Drejtësisë, kërkohet staf akademik i brendshëm, 1 (një) vend i lirë pune.
Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Penale. Preferohet me njohuri/përvojë pedagogjiko-universitare në fushen e të Drejtës Penale.
Në vijim janë specifikuar edhe kriteret që duhet të përmbushë kandidati për këtë vend vakant:
- të zotërojë së paku gradën shkencore “Doktor Shkencash” në fushën e të Drejtës Penale;
- të zotërojë diploma/çertifkata të tjera universitare në fushën përkatëse;
- të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Penale
- të përmbushë kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
Procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit do të bëhen mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.