THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

THIRRJE PËR APLIKIM: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK, UNIVERSITETI “LUARASI”

Data e Intervistës : 24 shtator, ora 11.00, Pranë Universitetit Luarasi

Vënde vakante Përgjegjës i Departamentit “Adminisitrim Biznesi”

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutit të Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës i Departamentit “Adminisitrim Biznesi”.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

 

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret bazë:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultet Ekonomie;
  2. Të ketë, minimumi,  Gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në ekonomi;
  3. Të ketë punuar mbi 3 – vjet si pedagog i brendshëm në Arsimin e Lartë Universitar
  4. Të zotërojë gjuhën Angleze me shkrim dhe të folur.

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
  • Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
  • Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Vënde vakante LEKTOR/ASISTENT LEKTOR – FAKULTETI EKONOMIK

 

Departamenti: Financë-Bankë/Ekonomiks

Universiteti Luarasi kërkon të zgjerojë skuadrën akademike dhe fton kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për pozicionin e Lektorit ose Asistent Lektorit në Fakultetin e Ekonomik.

 

Detyrat kryesore:

1. Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Administrim Biznesit ose Ekonomiksit.

2. Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik.

3. Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e financës, administrimit të biznesit dhe ekonomiksit.

4. Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët.

5. Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit.

 

Kualifikimet e kërkuara:

– Diplomë e Masterit të Shkencave në fushat përkatëse. (Titujt dhe gradat akademike konsiderohen një avantazh)

– Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh.

– Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.

– Njohuri të mira të gjuhës angleze.

– Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët.

 

Individët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në emailin e mëposhtëm:

hr@luarasi-univ.edu.al

gea.gjineci@luarasi-univ.edu.al