- Sepse Universiteti Luarasi është vlerësuar e akredituar maksimalisht për 6 vite nga Agjensia Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me agjensinë prestigjioze britanike Quality Assurance Agency në fushën e arsimit të lartë.
- Sepse kampusi i Universitetit Luarasi ka një infrastrukturë të shkëlqyer e cila ofron mundësitë më të mira për mësimdhënien, praktikat mësimore, shfrytëzimin e burimeve të literaturës, shërbimin e internetit Wi-fi, bar-lounge, mjedise çlodhëse, etj.
- Sepse mbi 80 % e studentëve punësohen rreth gjashtë muaj mbas mbarimit të shkollimit. Ky standart është arritur falë partneritetit të Luarasit me institucionet e ndryshme publike e private vendase e të huaja, si dhe besueshmërisë së lartë të diplomave të lëshuara nga ky institucion arsimor.
- Sepse besueshmëria publike për Universitetin Luarasi është shumë e lartë.
- Sepse numri I studentëve ndërvite ka ardhur duke u rritur. Vetëm në vitin akademik 2019-2020 numri I studentëve në vitin e parë bachelor, në raport me një vit më parë, u rrit 27%, ndërsa numri përgjithshëm i studentëve, duke përfshirë edhe ciklin e dytë të studimeve (master) u rrit 23%.
- Sepse 44% e studentëve të pranuar në vitin e pare të këtij viti akadmik kishin note mesatare të shkollës së mesme mbi tetë.
- Sepse stafi akademik I përbërë nga më shumë se 140 pedagogë përbën një garanci më tepër për qëndrueshmërinë e burimeve njerëzore në shërbim të përgatitjes sa më të mire të studentëve tanë.
- Sepse një numër jo I vogël I të diplomuarve tanë vazhdojnë studimet doktorale në universitete prestigjioze të huaja.
- Sepse Universiteti Luarasi ofron bursa studimi për student ekselentë, ose me contribute të spikatura në fushën e artit, sportit, lidershipit si dhe për kategori sociale në nevojë.
- Sepse Universiteti “Luarasi“ është universiteti Juaj. Këtë vit akademik ai u përzgjodh nga maturantë të 142 shkollave të mesme të vendit.
- Sepse në zemër të filozofisë sonë qëndron liria akademike, solidariteti, kreativiteti, inovacioni si dhe forca për t’u përballur me sfidat e shumta të shekullit të XXI.